Lirimi i Lulzim Berishës me garancinë për punësim nga bashkia e Durrësit ka shkaktuar reagime të forta në opinionin publik. Një prej faqeve më të ndjekur në Facebook, Lolita, bëri këtë reagim:
“Mbaron gjimnazin me nota të mira, studion në një fakultet që konsiderohet i vështirë, mbaron masterin.. dhe nuk gjen dot një punë. Del tjetri nga burgu me 5 vrasje në cv dhe gjen punë në bashki. Ju dhjefsha Rilindjen”
Kryetari i Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako u kujdes të shpjegonte se Lulzim Berisha nuk do të punësohej si arkitekt dhe nuk do të merrte pagë, por do të punonte në një nga ndërmarrjet e bashkisë, si ajo e pastrimit dhe mund të merrej me pastrimin e plazhit. A do ta shohim të fortin e Durrësit duke mbledhur letra e kanaçe në plazh? Le të presim! E sigurtë është që ai zyrtarisht e ka një punë dhe e gjeti atë fare lehtë, në një qytet si Durrësi ku niveli i papunësisë është ndër më të lartët në vend. /Lapsi.al
