Flash

Koncerti i Vjenës në Tiranë, "Lolita" e quan Ramën mashtrues

Lapsi.al 13 December 2016
Koncerti i Vjenës në Tiranë, "Lolita" e quan Ramën

Kryeministri i vendit, Edi Rama përmes një statusi të publikuar në faqen e vet në Facebook tre ditë më parë tha se më 2 janar në Tiranë do të mbahet koncerti i Vjenës, që sipas tij u bë i mundur falë përpjekjeve të vazhdueshme të violinistit shqiptar me famë botërore Shkëlzen Doli.

“Koncerti i Vjenës në Tiranë! Një ëndërr bëhet realitet Falë një bashkëpunimi që kurorëzohet pas një përpjekjeje jo të vogël së bashku me Shkëlzen Dolin, në 2 janar vjen në Tiranë, të nesërmen e Vjenës, një koncert i jashtëzakonshëm”, shkruante Rama.

Ndërkohë faqja e mirënjohur në rrjetin social Facebook, “Lolita”, ka publikuar kalendarin zyrtar të Orkestrës Filarmonike të Vienës, ku nuk figuron asnjë koncertë nëpër botë.

“Ky eshte kalendari zyrtar i Orkestres Filarmonike te Vienes dhe s'ka asnje koncert te tyre neper bote. Keto me te kuqe jane datat e koncerteve. Ketu mund te vije Shkelzen Doli me ndonje shok te vetin dhe mireardhte se ne vendin e tij do vije. Po se kuptoj pse mashtron kaq haptas kryeministri”, shkruhet te “Lolita”.

/LAPSI.AL/

Të këshilluara

Sa është plakur Rama në 3 vite

Në rrjet po qarkullon një meme që simbolizon saktë transformimin që ka pèsuar pushteti i Rilindjes. Pushteti ndikon absolut...

18:38

ide

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI