Flash

Nipi zgjon gjyshen: Ka vdekur Fidel Kastro!

Lapsi.al 27 November 2016
Nipi zgjon gjyshen: Ka vdekur Fidel Kastro!

Disa kubanë që jetojnë në Amerikë janë duke postuar video të reagimeve emocionale të gjyshërve dhe gjysheve të tyre, pasi që mësojnë lajmin për vdekjen e Fidel Castros. Brian David Ramos, 17-vjeçar, s’e ka humbur as edhe një sekondë për t’ia kumtuar lajmin gjyshes së vet kur u bë e ditur të shtunën në orën 1 të mëngjesit se revolucionari kontrovers i Kubës kishte vdekur. Ramos vrapon menjëherë për ta zgjuar nga gjumi gjyshen Flora Lorenzo, 84-vjeçare, në shtëpinë e tyre në Flordia, në mënyrë që ajo ta mësonte lajmin. Adoleshenti futet me vrull në dhomën e saj të erret dhe e ndez dritën duke bërtitur “Ita! Ita!”, version i shkurtër për “Abuelita”, fjalë spanjolle për gjyshen.

“Se murio Fidel!” [ka vdekur Fideli] i thotë ai asaj.

“Que?” [çfarë] pyet ajo, e habitur nga paraqitja e papritur e nipit në dhomën e saj.

“Se muroi Fidel!” e përsërit ai, derisa gjyshja e hedh batanijen dhe ngritët e tronditur.

Ishte një zgjim i mirëseardhur për Flora, e cila, sipas Ramosit, kishte ikur nga Kuba në vitin 1974, për të shpëtuar nga regjimi shtypës, diskriminimi dhe keqtrajtimi i Castros./Express/   

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI