Flash

Shtrihen përtokë duke u kapur për flokësh, sherr mes gjimnazistëve te "Besnik Sykja" (VIDEO)

Lapsi.al 23 November 2016
Shtrihen përtokë duke u kapur për flokësh, sherr mes

Një sherr ka tërhequr vëmendjen e të gjithë nxënësve sot në shkollën “Besnik Sykja” në Tiranë. Siç edhe duket nga videoja, dy gjimnaziste janë kapur për flokësh, madje ato kanë përfunduar të shtrira përtokë, ndërsa është e pamundur të ndahen nga njëra-tjetra.

Sipas raportuesit, vajzat janë zënë për një djalë, ndërsa sherri ka ndodhur pranë shkollës pas përfundimit të mësimit.

Nxënësit e tjerë kanë ndërhyrë dhe janë munduar t’i ndajnë, siç shihet edhe nga pamjet e mbërritura në redaksinë e JetaOshQef, por ata e kanë pasur shumë të vështirë t’i ndajnë vajzat. Rastet e sherreve mes vajzave janë rritur së fundmi, ndërsa të bën përshtypje se shkaqet e tyre janë mjaft banale.

Duhet thënë se roli i psikologut nëpër shkolla duket se është thuajse i padobishëm, pasi sipas informacioneve, ata merren me raste konkrete pasi ndodhin konfliktet mes nxënësve, ndërkohë që e mira është t’u kushtohet rëndësi atyre më përpara për t’i parandaluar disi. /JOQ/

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI