Flash

Arsyet pse duhet të konsumoni ujë me limon dhe spec të kuq

Lapsi.al 9 November 2016
Arsyet pse duhet të konsumoni ujë me limon dhe spec të kuq

Ishte një periudhë kur konsumimi i ujit me spec të kuq konsiderohej si pija më e mirë për të humbur peshë e njëkohësisht për t’u detoksikuar. Këtu përfshihej konsumi i ujit me limon, i cili ishte ëmbëlsuar me pak mjaltë dhe më pas i ishte hedhur spec i kuq.

Nëse do ta konsumoje për rreth 10 ditë, atëherë do të kishe shumë përfitime për detoksikimin e trupit dhe për humbje të peshës. Por arsyetimet e shkencës për këtë mungonin. Le të themi se mungonin deri tani.

Ne do t’ju rendisim më poshtë arsyet se pse kjo pije është kaq e dobishme kur vjen puna te dobësimi apo detoksikimi.

1. Rrit imunitetin

Limonët janë të mbushur me vitaminë C, e cila është një “rritëse” e mirë e imunitetit. Speci i kuq përmban në vetvete “capsaicin”, një tjetër “rritës” imuniteti. Një studim i vitit 1998 tregon se konsumi i “capsaicin”-ës te minjtë u rriste atyre imunitetin më shumë se çdo lëndë tjetër ushqyese.

2. Stimulon mëlçinë

Të gjitha mineralet dhe vitaminat e gjendura në limonët dhe specat e kuq stimulojnë mëlçinë dhe i japin përbërësit dhe lëndët e duhura ushqyese që i duhen për të detoksikuar dhe për të larguar substancat e dëmshme nga trupi, siç janë sheqeri dhe alkooli.

3. Lufton bakteret

Edhe speci i kuq, edhe uji me limon ndihmojnë trupin tuaj të luftojë bakteret. Ato janë aq të fuqishme saqë shpesh përdoren edhe si pastrues antibakterial. Gjithashtu, ata mund t’ju bëjnë të mundur që të mos sëmureni më. Nëse merrni ndonjë infeksion, atëherë kombinimi i këtyre dy produkteve do të luftonte sëmundjen dhe do të përshpejtonte shërimin.

3. Përmirëson presionin e gjakut

Speci i kuq është një stimulues natyral për sistemin e qarkullimit të gjakut. Kjo do të thotë se redukton presionin e gjakut dhe madje mund të kontrollojë problemet e zemrës për të reduktuar më pas rreziqe të tilla si sëmundjet apo atakët kardiakë. Speci i kuq, gjithashtu, forcon enët tuaja të gjakut, duke bërë të mundur kështu rrjedhjen e lirë të gjakut dhe duke mbajtur nivelin e kolesterolit në parametra të ulët.

4. Lufton kancerin

Më sipër ju përmendëm disa efekte afatshkurtra të këtij kombinimi, por uji me limon dhe me speca të kuq ka edhe një përdorim me efekt afatgjatë.

Një studim i vitit 1998 tregon se “capsaicin” te specat ka rreth 22 veti anti-kancer. Madje këto studime tregojnë se ky lloj speci redukton rrezikun e kancerit të mushkërive. /Blitz

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI