Flash

Ndalojeni urgjent tani përdorimin e tyre!

Lapsi.al 8 November 2016
Ndalojeni urgjent tani përdorimin e tyre!

Këto janë disa prej produkteve që ne i përdorim rregullisht në jetën e përditshme, duke mos e kuptuar rrezikun që ato shkaktojnë.

Kapsulat e vogla të kafes:  Janë të vogla dhe të lira, por biliona prej tyre përfundojnë çdo vit në riciklim dhe sjellin shkatërrim të mjedisit. Lufta kundër tyre sapo ka filluar.

1

Pasta e dhëmbëve: Jo të gjitha pastat sigurisht. Por shumë prej tyre është zbuluar se përmbajnë komponentë plastikë. 8 milionë mbetje plastike prej tyre përfundojnë çdo vit në oqean duke shkatërruar biodiversitetin.

2

Shkopinjtë e orizit: Të përdorura më tepër në Azi. 4 milionë pemë priten çdo vit për të prodhuar 57 milionë prej tyre. Bëhen më pas edhe me kimikate që mund të sjellin probleme në rrugët e frymëmarrjes.

3

Letrat e lagura: Nuk treten si letrat higjienike dhe shkaktojnë ndotje të mëdha çdo vit në planetin tonë.  

4

Qeset plastike: Një nga shkaktarët kryesorë të ndotjes së përditshme. Një trilion mbetje plastike të pariciklueshme përfundojnë çdo vit në plazhe, lumenj, oqeane dhe lëshojnë mbetje toksike kur digjen.

5

Bateritë: Përmbajnë mbetje toksike, hekur, mërkur. Tepër të dëmshme për mjedisin. Nëse digjen sjellin dëme të mëdha për shëndetin e njeriut.

6

Qeset plastike të çajit: Prodhuesit e tyre po përdorin gjithmonë e më shumë najlonin ose polietilenin për prodhim, sepse plastika është tepër e dëmshme.

7

Ilaçi i duarve: Shumë prej tyre është vërtetuar se shkaktojnë kancer të lëkurës për shkak të elementeve kimike që përmbajnë.

8

Kokrrat për ndalim shtatzënie: Mund t’i përdorni. S’ka problem. Por nëse nuk i përdorni dhe i flakni, ta dini se rrezikoni jetën e shumë gjallesave në tokë, që mund të ekspozohen ndaj tyre.

9

 

Polesteroli:  Tepër të vështira për t’u ricikluar. Eliminojini.

10

Brisqet e rrojës: Përdorni makina elektrike. Më mirë pak shtrenjtë, por jo plastike sepse shkaktojnë ndotje marramendëse në mjedis.

11

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI