Flash

Çfarë ndodh pas vdekjes? Lexoni ç’thonë shkencëtarët

Lapsi.al 5 November 2016
Çfarë ndodh pas vdekjes? Lexoni ç’thonë

Shkencëtarët pretendojnë se vdekja mund të mos jetë fundi që i druhemi të gjithë dhe se njerëzit kanë shpirt që lë trupin pasi ky i fundit vdes.

Mund të duket si një mit i mbinatyrshëm, por ideja që ndërgjegjja e njeriut jeton pas vdekjes është hedhur si tezë nga shumë shkencëtarë të respektuar.

Kështu, shkencëtari britanik Sir Roger Penrose ka hedhur sëfundmi teorinë se njeriu ka shpirt, i cili nuk vdes me trupin.

Ndonëse askush nuk e di se çfarë është ekzaktësisht ndërgjegjja, Penrose beson se është një paketë informacioni që ruhet në kuantum.

Ai thotë se ka gjetur prova që tregojnë se ky informacion që ndodhet në qelizat e trurit, e lë trupin kur njeriu vdes.

Për të përditshmen britanike “The Sun”, Sir Roger shprehet se kur një person vdes përkohësisht, ky informacion çlirohet në univers për t’u rikthyer sërish në qelizat e trupit nëse ky i fundit risillet në jetë.

Sipas tij, kjo shpjegon se përse njerëzit kanë eksperienca kur pësojnë vdekje klinike dhe beson se ky informacion është shpirti që largohet nga trupi.

“Nëse pacienti vdes është e mundur që ky informacion mund të ekzistojë jashtë trupit, ndoshta në përjetësi, si shpirt”, shprehet ai.

Sir Roger nuk është i vetmi që beson në këtë teori, pasi shkencëtarë në Institutin e Fizikës Max Planck në Mynih kanë ngritur të njëjtën tezë.

Ekspertët debatojnë se universi jonë fizik është thjeshtë një perceptim dhe një moment që trupi jonë vdes ekziston një jetë e pafundme përtej tij./tvklan.al

 

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI