Flash

Menstruacionet i bëjnë femrat më të zgjuara

Lapsi.al 1 November 2016
Menstruacionet i bëjnë femrat më të zgjuara

Nëse vuani nga disa simptoma para apo gjatë menstruacioneve, do të gëzoheni kur të dëgjoni këtë lajm, për periudhën që ju e quani më e keqja e muajit.

 

Përveçse prova se trupi i femrës punon siç duhet, një studim i fundit thotë se femrat bëhen më të "zgjuara" kur janë në ato ditë.

 

Studiuesit në Institutin Max Planck për njohjen njerëzore dhe shkencat e trurit, në Lajpcig kanë zbuluar zonën në qendër të trurit që formon kujtimet njerëzore, ndjenjat dhe emocionet që rriten paralelisht me hormonin kyç të seksit.

 

Ata kanë studiuar lidhjen mes hormoneve te femrat dhe humorin e tyre, dhe kanë zbuluar se rritja e nivelit të estrogjenit zgjerohet në hippocampus. Më pas, niveli i estrogjenit bie kur fillojnë menstruacionet, dhe kjo zonë e trurit zvogëlohet. Kjo rritje dhe tkurrje ndodh me një “rregullsi të habitshme”, thonë studiuesit.

 

Synimi i studimit është të kuptojë më mirë një gjendje tjetër që quhet “Çregullime paramenstruale PMMD”, një situatë që prek një në 12 femra.

 

“Për ta kuptuar më mirë këtë çrregullim, ne duhet të gjejmë fillimisht se çfarë ritmi mujor ndjek truri i një femre të shëndetsme. Vetëm atëherë mund të gjejmë ndryshimet mes personave të prekur nga PMMD”, thotë Julie Sacher, bashkëautore e studimit.

 

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Apeli liron nga arresti Klevi Metajn

Gjykata e Apelit e Juridiksionit të Përgjithshëm ka ndryshuar masën e sigurisë ndaj 22-vjeçarit Klevi Metaj, nga Gjirokastra, d...

15:26

Me sytë katër

PAPARAZZI