Flash

20 të dashur, 20 iPhone, një shtëpi

Lapsi.al 31 October 2016
20 të dashur, 20 iPhone, një shtëpi

Të blesh një shtëpi është një vendim i rëndësishëm, aq më tepër në këtë periudhë kur çmimet e tyre janë në rritje në pjesën më të madhe të globit dhe për të përballuar koston e saj, për disa nuk mjaftojnë as kursimet e gjithë jetës.

 

Por ka nga ata që e blejnë atë sa hap e mbyll sytë, si në rastin e Xiaolit, një grua kineze që pati një ide gjeniale për të realizuar qëllimin e saj.

 

Ajo shoqërohej në të njëjtën kohë me 20 meshkuj dhe të 20-ve u kërkoi që t’i dhuronin nga një iPhone 7 për ditëlindjen e saj.

 

Me 20 telefonët e mbledhur, ajo iu drejtua një dyqani ku vendosi t’i shesë sërish. Kështu bëri dhe arriti të grumbullojë 120 mijë huanë ose rreth 20 mijë dollarë, një shumë e mjaftueshme për të prenotuar një apartament në periferi të qytetit Shenzhen, ku ajo banon.

 

E gjithë historia e Xiaolit u bë publike kur vajza u detyrua që të deklaronte burimin e të ardhurave në momentin që do të kryente pagesën për blerjen e shtëpisë./tch

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Apeli liron nga arresti Klevi Metajn

Gjykata e Apelit e Juridiksionit të Përgjithshëm ka ndryshuar masën e sigurisë ndaj 22-vjeçarit Klevi Metaj, nga Gjirokastra, d...

15:26

Me sytë katër

PAPARAZZI