Flash

Njihuni me Plazhin e Dashurisë (FOTO)

Lapsi.al 27 August 2016
Njihuni me Plazhin e Dashurisë (FOTO)

"Plazhi i Dashurisë" është një ndër më të bukurit në botë. Ai njihet jo vetëm për formën e veçantë që ka, por edhe për ujërat e kristalta si dhe rërën e bardhë si miell.

Ndoshta keni dëgjuar për të, por shumë pak e dinë historinë e këtij plazhi. Plazhi i njohur me emrin "La Playa del Amor", ndodhet në Meksikë në arqipelagun Islas Marieta, zonë që konsiderohet si plazhi më i bukur në botë. 

Kjo zonë ka qenë një shënjestër e vazhdueshme e ushtrisë së qeverisë meksikane dhe interesant është fakti, se kjo mrekulli është krijuar nga një shpërthim i ushtrisë meksikane, gjatë një stërvitje aty.

Ndërsa për të shkuar në këtë vend duhet të notoni rreth 6 kilometra në një tunel. Ishujt e krijuar nga vullkanet konsideroheshin nga ushtria të pabanueshëm dhe përdoreshin vazhdimisht si test për armët. Për të gjithë ju që e dashuroni detin dhe notin, kjo është një mundësi e mirë, por kujdes, edhe partneri/partnerja duhet të dijë të notojë.

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Apeli liron nga arresti Klevi Metajn

Gjykata e Apelit e Juridiksionit të Përgjithshëm ka ndryshuar masën e sigurisë ndaj 22-vjeçarit Klevi Metaj, nga Gjirokastra, d...

15:26

Me sytë katër

PAPARAZZI