Flash

Letra romantike e 10-vjeçarit për “të dashurën” e tij emocionon rrjetet sociale

Lapsi.al 26 August 2016
Letra romantike e 10-vjeçarit për “të

Një djalosh 10-vjeçar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka emocionuar të gjithë përdoruesit e rrjeteve sociale pas letrës që shkruajti për të dashurën e tij pasi kjo e fundit dëmtoi gjurin duke luajtur futboll.

Mamaja e Cole Lanclos nga Montgomery i Teksasit, e cila ndoqi ndeshjen e vogëlushes Sherri Rodrigues së bashku me djalin e saj e publikoi letrën në Tëitter:

“E dashur Sherri, Më vjen shumë keq që theve gjurin. Do më mungojë të të shoh duke luajtur futboll për pak kohë, por e di që do të shërohesh shpejt, dhe unë do të të shoh teksa luan prapë. Megjithëse nuk mund të merresh me sport prapë ma zbukuron ditën kur shoh buzëqeshjen tënde të bukur. Zoti ka një plan për të gjithë ne dhe ndonjëherë është e vështirë që ne ta kuptojmë pse na ndodh kjo. Babi im më thotë se zoti i lejon gjërat të na ndodhin vetëm kur e di që ne mund t’i përballojmë. Ti je një vajzë e bukur, e mirë, me humor dhe e fortë. Do ta kalosh shumë shpejt këtë. Të lutem më thuaj se si mund të ndihmoj gjatë fazës së shërimit. Shpresoj të shërohesh sa më shpejt. Shoku jot Cole.

Mamaja Brandi tha për Buzzfeed se u përlot pasi nuk e dinte që Cole mund të shkruante një letër të tillë në këtë moshë.

Gjithashtu ajo u ndje krenare që djali i saj mund t’i shprehte në atë mënyrë ndjenjat për Sherrin.

Më vonë, nxënësi i klasës së pestë e suprizoi të dashurën e tij me një tortë me biskota dhe një arush gjatë praktikës së saj në futboll, kur ajo po qëndronte ulur në stol.

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Apeli liron nga arresti Klevi Metajn

Gjykata e Apelit e Juridiksionit të Përgjithshëm ka ndryshuar masën e sigurisë ndaj 22-vjeçarit Klevi Metaj, nga Gjirokastra, d...

15:26

Me sytë katër

PAPARAZZI