Flash

Studimi/ Femrat, vetëm me disa tinguj bëhen tepër joshëse për meshkujt

Lapsi.al 25 August 2016
Studimi/ Femrat, vetëm me disa tinguj bëhen tepër joshëse

Shkencëtarët kanë bërë një hulumtim se si tonaliteti i zërit ndikon tek meshkujt dhe femrat kur është fjala për joshje.

 

Rezultatet kanë qenë befasuese– ngjyrimi i zërit, si edhe mënyra e të folurit, përfundimisht janë mjeti më i fuqishëm femëror për joshje, para të cilave meshkujt dorëzohen!

 

Ekspertët kanë kërkuar nga kandidatët që me zë normal të numërojnë deri në dhjetë. Pastaj, po ata meshkuj dhe po ato femra janë detyruar të përsërisin numërimin, por me ngjyrim tjetër të zërit, përkatësisht ashtu siç ata kanë konsideruar që ka tingëlluar seksi dhe joshëse.

 

Meshkujt dhe femrat e grupit tjetër i kanë dëgjuar incizimet e tyre dhe janë detyruar të vendosin se çka nga ajo që kanë dëgjuar tingëllonte joshëse. Rezultatet dolën shumë interesante:

 

Femrat nuk kanë reaguar fare ndaj përpjekjeve të meshkujve që me ngjyrën e zërit të duken seksi, ndërsa meshkujt zërin joshës të femrave e kanë konsideruar jashtëzakonisht seksi.

 

Shkencëtarët thonë që femrat, kur dëshirojnë të tingëllojnë seksi, ulin zërin në mënyrë që të bëhet zë më i thellë, flasin më ngadalë dhe më qetë, gjë që meshkujt i konsiderojnë më shumë atraktive sesa toni normal i bisedës së zakonshme.

 

Gjithashtu, ata thonë që në këtë rast pikërisht fjala është për reagimin natyror, instinktiv, i cili tek meshkujt ndikon sikur forma e trupit apo aroma e lëkurës. Edhe pse faktet janë nxjerr në pah, megjithatë njëherë mendoni se çka do të thoni kur dëshironi ta joshni mashkullin, jo vetëm me ngjyrën e zërit.

 

Të këshilluara

Në azilin e prostitutave (FOTO)

Në Meksikë është hapur një azil ku janë mbledhur të gjitha gratë e moshuara që kanë punuar gjatë gjith&eu...

17:14

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Apeli liron nga arresti Klevi Metajn

Gjykata e Apelit e Juridiksionit të Përgjithshëm ka ndryshuar masën e sigurisë ndaj 22-vjeçarit Klevi Metaj, nga Gjirokastra, d...

15:26

Me sytë katër

PAPARAZZI