Flash

Studimi në SHBA/ Kurrë mos e pastroni vaginën me këtë produkt

Lapsi.al 26 August 2016
Studimi në SHBA/ Kurrë mos e pastroni vaginën me këtë

Edhe pse vagina pastron veten, 25% e femrave përdorin produkte plot me kimikate për ta pastruar atë, gjë e cila dyfishon rrezikun e kancerit ovarian. Sipas studimeve të fundit, kontakti i këtyre produkteve me lëkurën e vaginës është me të vërtetë i lidhur me infeksionet vaginale, por hulumtimi i fundit ka shtuar edhe kancerin në listën e rreziqeve.

 

Dhe ndërsa gjinekologët u bëjnë thirrje grave të mos përdorin produkte të tilla për pastrimin e vaginës, ato e shohin këtë proces të lidhur ngushtë me higjienën, thotë epidemiologu Joelle Brown, i cili shton se është e domosdoshme të ndaloni përdorimin e këtyre produkteve.

 

Kanceri ovarian është një vrasës i heshtur që i shfaq me shumë vonesë simptomat. Gjatë një studimi të fundit të publikuar tek Revista Epidemiologjia, u analizuan të dhënat e më shumë se 41 mijë femrave nga SHBA dhe Porto Riko, nga viti 2013. Ato ishin të moshës 35-74 vjeç, dhe kishin një pjesëtar të familjes që vuante nga kanceri i gjirit. Në fillim të studimit, asnjë nga subjektet nuk vuante nga ndonjë lloj kanceri.

 

Deri në vitin 2014, 154 subjekte u diagnostikuan me kancer ovarian. Gratë që kishin përdorur solucione për pastrimin e vaginës një vit para fillimit të studimit, kishin dyfishuar rrezikun e kancerit ovarian, dhe mundësia për t’u prekur ishte edhe më e fortë në mesin e grave që kishin një histori familjare të sëmundjes.

 

Hulumtuesja shkencore Clarice Veinberg, nga Instituti i Kërkimeve të Shëndetësisë në Karolinën e Jugut, thotë se nuk ka asnjë arsye për të përdorur produkte plot kimikate për pastrimin e vaginës. Ajo pastron veten natyrshëm duke mbajtur larg infeksionet bakteriale që mund të dëmtojnë shëndetin riprodhues, shkruan gazeta Shëndeti. Megjithatë, gratë e moshës 15-44 ende e përdorin këtë metodë.

 

Për të shmangur problemet shëndetësore, ju duhet të pastroni vaginën vetëm me ujë të ngrohtë dhe sapun, dhe kurrë mos përdorni parfume, xhel apo kremra të cilat mund të bëjnë më shumë dëm sesa dobi.

 

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Apeli liron nga arresti Klevi Metajn

Gjykata e Apelit e Juridiksionit të Përgjithshëm ka ndryshuar masën e sigurisë ndaj 22-vjeçarit Klevi Metaj, nga Gjirokastra, d...

15:26

Me sytë katër

PAPARAZZI