Flash

Studimi/ Kur është koha më e mirë për të bërë seks

Lapsi.al 13 May 2016
Studimi/ Kur është koha më e mirë për të

Shpeshherë, pas një dite të lodhshme në punë apo momenteve të ndryshme stresuese, do ishte më mirë që pas një gjumi të qetë, të pritej mëngjesi...

Të bërit dashuri në mëngjes përveçse një përshëndetje shumë e veçantë për të nisur ditën, është edhe një mënyrë që ndikon mjaft pozitivisht në humorin, fizikun, marrëdhënien tuaj në çift, por mbi të gjitha aftësinë e ngjizjes. Ora ideale, madje gjysmë ora është nga 6 e 30 deri në orën 7 para mëngjesit, sepse dihet është më mirë të ndjehesh i lehtë para se të bësh seks…

Sipas specialistëve të një qendre kërkimore në qytetin e Torinos, çelësi për të ngjizur një fëmijë të shëndetshëm është përmes aktivitetit seksual të mëngjesit. 

Në mbrëmje ka momente në të cilat, larg nga aktivitetet e përditshme çiftet mund të kenë intimitetin e tyre të qetë dhe të çlirët, por është e vërtetë që ndonjëherë në mbrëmje partnerët ndihen të lodhur dhe me dëshirën e vetme për të fjetur. Lodhja përbën, në fakt, një nga arsyet kryesore të refuzimit të seksit, si për meshkujt dhe për femrat, kur energjitë e ruajtura për të provuar ndjenjën që i ndez partnerët veniten plotësisht pas një dite të lodhshme të mbushur me impenjime.

Në të kundërtën, mëngjesi të fal një ndjesi totalisht të ndryshme, me mendjen e freskët, trupin e qetësuar, nervat e çlodhur dhe është më e lehtë të ndjesh dëshirën për të rrëmbyer partneren dhe nisur ditën në një mënyrë të tillë aq eksituese.

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI