Flash

Çifti nuk bën seks prej 2 vjetësh, gruaja: Kam humbur dëshirën por jemi të dashuruar

Lapsi.al 12 May 2016
Çifti nuk bën seks prej 2 vjetësh, gruaja: Kam humbur

Nëna e dy fëmijëve rrëfen se nuk ka bërë seks me burrin e saj për dy vite të tëra, pasi siç thotë ajo, e ka humbur dëshirën seksuale në natën e martesës.

Louise Unwin dhe burri i saj Stuart, kanë ndërprerë çdo aktivitet seksual që kur u martuan në mars të vitit 2014.

Pavarësisht faktit që gjithë çfarë bëjnë tani nën çarçaf është fjetja, Louise shprehet se më parë kishin një jetë seksuale shumë aktive.

“Unë dhe Stuart nuk mund t’i largonim duart nga njëri-tjetri që në ditën e parë por jeta aktive seksuale u venit sapo u martuam. Momentin që ne deklaruam ‘po duam të martohemi’ diçka brenda meje ndryshoi. Kjo pasi nuk ndihesha më seksi – por tani isha gruaja e dikujt. Problemi filloi natën e martesës. Nuk doja që të bëja seks atë natë e që nga atëherë kjo gjë është bërë edhe më e theksuar”, tha Louise.

Pavarësisht faktit që Stuart nuk ka bërë seks prej dy vitesh, Louise shprehet se marrëdhënia e tyre nuk është duke vuajtur.

“Martesa ime me Stuart është perfekte në secilën pjesë tjetër. Ne kemi dy vajza të bukura – Poppy që është dy vjeçare si dhe Emily nëntë vjeçe nga lidhja e kaluar. Ne jemi thellësisht të dashuruar por thjesht nuk bëjmë seks”.

Ajo tregoi se i ka provuar të gjitha mënyrat për të rikthyer dëshirën seksuale, mirëpo nuk ka pasur sukses.

“Kam provuar gjithçka që do të më kthente disponimin. Madje unë e Stuart edhe kemi parë edhe porno së bashku, por thjesht nuk po funksionon. Jam e dëshpëruar dhe dua që të kem një jetë normale seksuale me burrin tim por çdo herë kur ai bën një lëvizje unë ndihem e lodhur dhe nuk ndjej kënaqësi”, rrëfen ajo.

Burri i saj Stuart shprehet se ndonëse nuk bëjnë seks, ai është i dashuruar me të dhe dëshiron që t’i ndihmoj.

“Familja dhe shoqëria na kanë thënë se jeta seksuale do të pakësohej pasi të martohemi – por unë kurrë nuk kam pritur që të binte kaq poshtë. Louise nuk është rehat, kështu që jam mësuar që të mos e shqetësoj. Ne kemi tentuar metoda të ndryshme, por çdo herë kur unë dua të bëj seks, ajo nuk është. Thjesht nuk ndihet rehat me trupin e saj, por sipas meje ajo ka një trup fantastik. Është e vështirë, por po mundohem që ta kuptoj dhe shpresoj që gjërat do të bëhen më mirë”, ka thënë Stuart.

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI