Flash

Është koha e qershive, 6 arsye pse duhet t’i konsumoni çdo ditë

Lapsi.al 10 May 2016
Është koha e qershive, 6 arsye pse duhet t’i konsumoni

Jo vetëm që janë të shijshme për tu shijuar, por ka edhe arsye shëndetësore të konsumimit të qershive. Qershitë janë duke e fituar një reputacion të cilin nuk e kanë pasur më herët.

Tashmë jemi në sezonin e qershive edhe në vendin tonë dhe kjo është një mundësi e mirë që të kontribuojmë pozitivisht në shëndetin tonë përmes konsumit të tyre. Për ju kemi sjellë 6 të mirat shëndetësore që qershia i sjellë trupit tonë:

  1. Reduktojnë presionin e gjakut:

Një studim i ri i publikuar ka treguar se lëngu i qershisë është më efektiv në uljen e presionit të gjakut sesa medikamentet. Nëse ju pini 60ml lëng qershie të holluar me ujë, presioni i gjakut do të ulet për 7% brenda tri orëve. Kaq mjafton për të ulur rrezikun e një sulmi në zemër për 38% dhe për të ulur rrezikun e sëmundjeve tjera të zemrës për 23%.

  1. Reduktojnë inflamacionin(pezmatimin):

Qershitë përmbajnë 2 përbërës të fuqishëm që janë antocianina dhe flavonoidi dhe shkencëtarët kanë gjetur se qershitë ndikojnë pozitivisht tek pezmatimet kronike.

  1. Janë burim i mirë i vitaminës C:

Nëse ju konsumoni 150gr qershi, do të thotë se ju keni plotësuar 25% e dozës së rekomanduar të vitaminës C në bazë ditore.

  1. Stimulon funksionin e trurit:

Dëshironi të jeni gjithmonë të fokusuar? Atëherë hani qershi, shkencëtarët kanë pohuar se qershitë gjithashtu zvogëlojnë gjasat e sëmundjeve të trurit.

  1. Janë relaksuese fantastike:

Qershitë mund të zvogëlojnë dëmin dhe dhimbjen e muskujve pas një dite me ushtrime në palestër. Kjo është për shkak se qershitë janë anti-inflamator dhe anti-oksidant të fuqishëm.

  1. Ndihmojnë të bëni gjumë të mirë:

Qershitë janë burim natyror i melatonines, një hormon që rregullon kontrollin e gjumit dhe një studim i fundit ka treguar se lëngu i qershisë ndikon tej mase pozitivisht tek të rriturit me probleme të pagjumësisë.

Një grusht me qershi të shijon shumë dhe ndikon në mënyrë të përkryer në trupin tuaj. Por, nëse dëshironi që të ndjeni fuqinë e anti-oksidantëve dhe përbërësve tjerë të mrekullueshëm atëherë një gotë me lëng qershie në mëngjes, në mesditë e në mbrëmje do të ishte zgjidhja juaj./lajmi.net

Të këshilluara

ide

Kryeministri po flet me veten

Dy fenomenet që Rama identifikoi si problemet themelore të qeverisjes, arroganca dhe mungesa e empatisë, janë tiparet e tij dalluese.  Ku ka zyrtar më arrogant dhe jo-transparent se kryeministri në qeverinë Rama? Si mundet Rama ti kërkojë ministrave të përfshijnë qytetarët në vendimarrje, kur ai vetë nuk i përfshin ministrat në vendimmarrjen e tij?

17:33 Blendi Kajsiu

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

36°c

KËMBIMI EURO

93.19

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI