Flash

Pamje mesjetare përgjatë “Rrugës së Kombit” në Shqipëri (foto)

Lapsi.al 15 April 2016
Pamje mesjetare përgjatë “Rrugës së Kombit”

Këto foto janë bërë në një nga fshatrat përgjatë “Rrugës së Kombit” në Shqipëri. Janë fiksuar në kamera nga Besnik Dreshaj këto ditë, edhe pse ngjajnë si një udhëtim në kohë, në Shqipërinë e largët të mesjetës. Gruaja e ngarkuar me një barrë kashte dhe burri që ecën përpara, a thua se po i bën udhë një kafshe shtëpiake që mezi ia mbajnë këmbët peshën e madhe. Një realitet i Shqipërisë së 2016 –ës, që nuk ka asnjë ndryshim me Shqipërinë e përshkuar nga Çajupi te “14 vjeç dhëndërr". “Ti tani punon në arat tona. Se ne për punë të kemi marrë”, i drejtohej Gjinoja Marigosë duke e soditur teksa ajo punonte tokën. Edhe sot, në disa zona të Shqipërisë me gjasë gratë lidhen në martesë për të njëjtën arsye. /Lapsi.al

Foto nga komedia "Përrallë nga e kaluara"

Të këshilluara

‘Tradhti’ që në kopsht

Një foto e këndshme e një vogëlushi është shpërndarë në rrjetet sociale. E veçanta e kësaj fotoj...

16:43

ide

Pse Rama nuk tërhiqet dot nga Zvërneci

Ndonëse kryeministri e la të hapur fatin e investimit të cilin e etiketoi si testin e parë të platformës Besa, ai nuk është i lirë ta bëjë këtë. Edi Rama e di shumë mirë, se nëse i thotë jo Kushnerit të cilin e yshti të hidhte në Zvërnec paratë e katarianëve, pasoja do të jetë shumë më e madhe se indiferanca përbuzëse që Trump demostroi ndaj atleteve të tij të bardha në samitin e NATO-s.

12:29 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

92.59

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI