Flash

Servet Pëllumbi s’ka pse shqetësohet, e mbron Erion Braçe

Lapsi.al 11 April 2016
Servet Pëllumbi s’ka pse shqetësohet, e mbron Erion Braçe

Servet Pëllumbi foli në një intervistë në media për një “vetëpërjashtim” të Ben Blushit nga PS, pas daljes së referendumit që i jep fitoren Edi Ramës me 95 % të votave, pa asnjë kandidat përballë. Mimoza Hafizi, mbështetës e Ben Blushit, e ironizoi Pëllumbin, duke shkruar në rrjetet sociale: “Prof. Servet Pellumbi, shqiptari me i lumtur me rezultatin 95% te referendumit ne PS. Me ne fund partia u kthye te sh. Enver. Nostalgji!” Erion Braçe, që e ka të vështirë të mos fusë hundët edhe në çështje me të cilat nuk ka lidhje, i doli menjëherë në mbrojtje profesorit. “Neveri. Nëse ka një gjë neveritëse mes këtyre që kanë kauzë lirinë, është: Mungesa e respektit të thellë ndaj të gjithë kontribuesve historinë në PS. Për një arsye të thjeshtë; Nuk mendojnë si ata”, shkruan ndër të tjera deputeti i Lushnjes, në revoltën e tij të parë të kësaj jave. Javën e kaluar ai u revoltua në parlament pasi disa deputetë të PD e quajtën kone. /Lapsi.al 

Të këshilluara

ide

Pse Rama nuk tërhiqet dot nga Zvërneci

Ndonëse kryeministri e la të hapur fatin e investimit të cilin e etiketoi si testin e parë të platformës Besa, ai nuk është i lirë ta bëjë këtë. Edi Rama e di shumë mirë, se nëse i thotë jo Kushnerit të cilin e yshti të hidhte në Zvërnec paratë e katarianëve, pasoja do të jetë shumë më e madhe se indiferanca përbuzëse që Trump demostroi ndaj atleteve të tij të bardha në samitin e NATO-s.

12:29 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

92.59

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI