Frika se kur të vdesësh nuk do të kesh një pllakë që të kujtojnë ka shtyrë një të moshuar në Paskuqan që t’i bëjë varrin vetes.
Ai ka përgatitur pllakën e mermerit duke vendosur vitin e lindjes dhe poshtë me krenari faktin që e ka paguar vetë, shkruan Jeta osh qef.al
73-vjeçari e ka ndërmarrë këtë veprim ndoshta në mungesë të njerëzve të afërm ose që mos t’i shpenzojë ata.
Në pllakën e mermerit mungon fotoja dhe data e vdekjes.
Nuk dihet se kujt do t’ia lejë këtë përgjegjësi që t’i plotësojë hapësirën bosh pas vdekjes, por përpos shakasë, ajo që të vjen ndërmend teksa shikon këtë foto është diçka tjetër.
Ky person mund të jetë një i moshuar që nuk ka njeri tjetër në këtë jetë dhe për të lënë gjurmë pas, për të lënë një identitet, ka menduar që të përgatisë paraprakisht atë që do të jetë banesa e tij e fundit.