Elbasani ka kohë që nuk po habit me kafshë të çuditshme. Monotoninë e ka thyer Fieri, ku ka lindur një qingj i çuditshëm. Ka 4 sy dhe një bisht në vend të hundës. Qingji i habitshëm lindi dje në Vreshtas. I zoti, Edmir Merkaj tregoi se u përpoq ta ushqejë me qumësht me biberon. Por kafsha e gjorë nuk ka hundë dhe gati sa nuk është mbytur, pasi nuk mund të merrte frymë gjatë pirjes.

