Çudirat shqiptare s’kanë fund. Një Mercedes i prerë në gjysmë dhe që ishte modifikuar si karroceri e një motoçiklete zurin faqen e parë të gjermanes “Bild”. Me shumë gjasë në mediat botërore do të përfundojë edhe kjo foto. Është bërë në rrugën e “Bogdanëve”, në Tiranë. Është një biçikletë 4-vendëshe e varur jashtë ballkonit, në pjesën ku varen rrobat e lara. Arsyeja nuk dihet, por gjithësesi mbetet një shpikje tërësisht shqiptare. /Lapsi.al