Qindra qytetarë që dolën sot në bulevard për festimet e Ditës së Verës ndalonin të habitur para këtij “zbukurimi” të Bashkisë. Një “gjigand” i thurur me shkopinj, që mbantë në mes të këmbëve trungun gjigand të pemës. Mesazhi ka qenë i vështirë për t’u dëshifruar. Për disa pema ngjane me një penis.

Të tjerë shihnin një gjigand, që urinonte në rrugë, pas pemës. Prindërit e shoqëruar me fëmijë kanë qenë në një situatë më të vështirë, sepse nuk dinin të shpjegonin këtë kurth të ngritur nga Bashkia. Pati nga ata që e shpjeguan si një mesazh të Erjon Veliajt për shoqërinë civile, që proteston tek Parku i Liqenit: Shikoni çfarë bëj unë me pemët tuaja!
