Modernizimi i uniformave blu me kamera e mjete të sofistikuara dixhitale, duket se është shtrirë jashtë sallave operative të policisë. Tashmë, gjoba të vjen edhe nga televizori, kur për efekt të një rubrike, të duhet të xhirosh skena brenda një makine në ecje.
Këtë fat ka patur moderatori i “E diela Shqiptare”, i cili sipas mediave, është kontaktuar gjatë transmetimit direkt, personalisht nga ministri Saimir Tahiri…për t’u gjobitur!
Ministrit të Brendshëm nuk i ka shpëtuar këtë javë rubrika “24 orë me…”, në të cilën Ardit Gjebrea tregoi punën e efektivëve Shqiponja. Gjatë një filmimi në makinë, kantautori dhe shef Shkëlzeni nuk kishin vendosur rripin e sigurimit. Kaq ka mjaftuar që ministri të veprojë pa humbur kohë, kundër shkelësit të ligjit.