Flash

Një lajm i keq për mediat

Lapsi.al 23 February 2016
Një lajm i keq për mediat

Nga Afrim Krasniqi

Mbyllet edhe një gazetë? Nuk ka dilemë: ky është një lajm i keq për median, informacionin dhe vlerat plurale të demokracisë! Portale online kanë paralajmëruar mbylljen e gazetës “Shqip”. Bëhet fjalë për një gazetë të përditshme dhe prej vitesh në treg. Mund të mbetet online, mund të kthehet në botim javor, por me siguri, nuk do të jetë botim ditor siç edhe ka qenë prej krijimit. Nuk kam qenë asnjëherë pjesë e saj direkt, por kam qenë lexues i saj, si e çdo gazete tjetër kombëtare. Nuk bëhet fjalë vetëm për disa dhjetëra punonjës që dolën të papunë dhe duhet të kërkojnë mbijetesë në një treg eksperimental ku nuk ka vlerë kualifikimi, aftësia, merita dhe as kontrata, – por për diçka më të madhe: një media e shkruar mbyllet.

Përgjatë 2015 u mbyllën disa media të tjera. Një kanal televiziv me përkatësi biznesin Italian u mbyll dhe mbyllja u festua nga ata që na drejtojnë duke e konsideruar sukses historik. Sepse ata nuk donin pronarin. Shteti, – Ministria e Financave mori drejtimin disa mujor të kësaj medie, duke aplikuar një praktikë antikushtetuese: vijoi punën pa paguar rroga dhe as siguracione. Disa qindra punonjës mbetën pa punë, humbën kontratat, siguracionet dhe arkivin e punës së tyre. Një tjetër media televizive u mbyll (Planet TV) dhe askush nuk u shqetësua për fatin e disa dhjetëra punonjësve, përfshirë gazetarë të njohur. Gjatë 2015 u mbyll edhe një kanal tjetër televiziv, me pronar një politikan të njohur, si dhe u reduktua ndjeshëm botimi i gazetave kombëtare e lokale në shtypin e shkruar. Nga ana tjetër janë hapur disa media të reja online, shumë atraktive, por me një risk permanent: – duke qenë online në produkt e arkiv rrezikojnë që në çdo moment të zhduken online dhe se janë media simbolike, jo përmbajtjesore.

Mbyllja e disa mediave gjatë 2015-2016 apo e rreth 12 titujve gjatë dekadës së fundit nuk është lajmi i vetëm i keq për gjendjen e medias në vend. Vetë media funksionon më shumë si aneks biznesi sesa si media. Ndaj fati i saj, mbijetesa e saj, mbetet e lidhur me fatin e biznesit dhe mbështetjes politike. Një pjesë tjetër e medias vijon të ketë probleme financiare të mëdha, ka probleme me pagesat, me kontratat, me siguracionet, sic edhe televizioni kombëtar vijon të mbetet edhe më tej në krizë drejtimi dhe pa shikueshmëri, me gjithë paratë që na i merr rregullisht. Kufizimet në media nuk janë vetëm administrative dhe numerike, por edhe përmbajtjesore: ka rritje të tendencës së censurës, ka më shumë lobing politik sesa lajme mediatike, ka presion për të larguar ose kufizuar kritikat dhe për të promovuar lajmet – reklamë politike, dhe ka tendencë që axhenda e mediave të jetë shtojcë e axhendave partiake.

Kur më 1991 një delegacion i National Democratic Institute erdhi në Tiranë, vizita e tyre e parë ishte tek kioskat e gazetave për të parë titujt dhe përkatësinë e gazetave. Kishte disa tituj, por shumica ishin direkt apo indirekt produkt politik e financim i PPSh. Gazeta e parë pluraliste ishte gazetë partie, gazeta e dytë po ashtu gazetë partie, dhe në tërësi, gazetat më të lexuara ishin gazetat e partive majtas e djathtas. “Pluralizmi juaj ka shkuar vetëm tek elitat“ – thanë ata, – “ai nuk ka shkuar tek qytetarët, nuk reflektohet në shoqëri dhe pa informacionin e vërtetë dhe të shumëllojshëm mbetet fasadë dhe pa burime e garanci se do të mund të prodhojë një demokraci të vërtetë e funksionale“. Atëherë nuk i kuptuam, pas 25 vitesh po kujtojmë se ata kanë pasur të drejtë.

Të këshilluara

T’…ifsha gjeneratën

Nga Enkel Demi Nuk besoj se do e kisha dëgjuar Babastars me “High 3”, nëse ajo vajza eurosocialiste nuk do të ishte bërë v...

12:16

Të çmendurit që qanë Sadnën

Eriona Rusi/ E dashur Sadna, dje si rrallë herë më dridhej trupi. Ndërsa ti jepje shpirt unë përjetova ankth e madje I lutesh...

18:48

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Euro kap një minimum të ri

Kursi i këmbimit Euro-Lek e ka mbyllur edhe këtë javë në rënie, duke shënuar një rekord të ri historik. Sipas kurs...

15:29

Me sytë katër

PAPARAZZI