Flash

T’…ifsha gjeneratën

Lapsi.al 13 February 2016
T’…ifsha gjeneratën

Nga Enkel Demi

Nuk besoj se do e kisha dëgjuar Babastars me “High 3”, nëse ajo vajza eurosocialiste nuk do të ishte bërë virale në rrjet. Por, kur pashë që kënga në kanalin e Babastars kishte 8 milionë e gjysëm klikime kuptova që isha krejt prapa botës. Kënga është prelud i konsumizmit dhe jetës së shfrenuar, por nuk mund ta fsheh që është e lezetshme. Ka vargje të ashpra, të shkruara me një shqipe rrapa-zhdrrapa me anglishten që futet si kunj, por është këngë si thonë naçut high.

Janë ca djem që fryhen si gjela, me makina luksoze, të stolisura me ar, veshje të gjera dhe ekstravagante, mjekra dhe vetulla të kuruara që kanë një ideologji:

Jetoj shumë high me nji jetë t’komplikume / Krejt jon’ t’pagume era myk lek’t jon t’palume

Ideja është që këta kanë shumë pare dhe nuk i lënë të vijnë era myk, se i bëjnë rrush e kumbulla, se janë high. Doja të arrija tek puna e breznisë dhe ja ku vjen Geasy dhe thotë: “Veq thuje ditën caktoje datën  / E n’drroj krejt’ lojën t’qifsha gjeneratën!

Është një paradë reperash që janë high, por kanë dhe një revoltë të çuditshme. Po të kisha aq pare, atë lloj fiziku, majë kubit të qelqtë në bregdet, as do e vrisja mendjen ta proklamoja si isha. Këta janë më ndryshe kanë nevojë ta thonë në refren, madje disa herë:

Na jena ndryshe vërehem prej ngjyrës / Na jena ndryshe jena high prej natyrës

Si përfundim, megjithëse bëj shumë mund ta kuptoj mesazhin e këngës, duhet ta pranoj që kënga është zbavitëse ta dëgjosh dhe ta shohësh si klip.

Duke lënë mënjanë moralin mendoj se breznitë kanë një hendek të madh komunikimi. Më të rinjtë, mjeshtrat e botës virtuale dhe rrjeteve, kanë tjetër mënyrë për të përcjellë mesazhet, ideologjinë. Më të moçmit takohen çdo të enjte dhe kanë pak a shumë të njëjtin zell në hidh e prit si Babastars. Në të vetmen pikë ku bashkohen breznitë është kulti i pares dhe konsumit. Ata tipat që janë high të vënë në hall të madh ty që ke marrë pagën gjithë jetën, sado që je munduar të marrësh pjesën më të madhe të byrekut, një lambo as e ke parë, as do e shohësh me sy. Ata bëjnë klipe dhe nuk e vrasin mendjen. Ata janë dishepuj të shkëlqyer të asaj Perëndie që etërit e modernë të Kombit i kanë ngritur kult. Ata besojnë në fuqinë e pares dhe aspak në përdorimin e saj si forcë zhvilluese. Beteja për paranë është ekzistenciale, por edhe sfiduese. Më i bukuri i katundit është ai që ka paren, ai që në ziafet ia hedh orkestrës qindëshet e eurove si rrebesh shiu. Tek paratë është edhe konflkti në politikën e ditës. Tek paratë qëndron retorika politike për konçesionet, taksat, hajninë. Tek paratë ngeci dhe karkaleci i Byrosë, Reformës në Drejtësi. Prandaj, nëse Geasy thotë një të vërtetë që nuk e luan as topi ajo është:

“…n’drroj krejt’ lojën t’.ifsha gjeneratën!

27.al

Të këshilluara

Të çmendurit që qanë Sadnën

Eriona Rusi/ E dashur Sadna, dje si rrallë herë më dridhej trupi. Ndërsa ti jepje shpirt unë përjetova ankth e madje I lutesh...

18:48

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Euro kap një minimum të ri

Kursi i këmbimit Euro-Lek e ka mbyllur edhe këtë javë në rënie, duke shënuar një rekord të ri historik. Sipas kurs...

15:29

Me sytë katër

PAPARAZZI