Flash

Zbardhet dilema, përse vajzat shkojnë bashkë në tualet

Lapsi.al 29 October 2015
Zbardhet dilema, përse vajzat shkojnë bashkë në tualet

Nëse ndonjëherë ju ka rënë të shihni kallaballëk para WC-ve të femrave, me siguri keni pasur kureshtje të dini përse përnjëherë aq shumë femra duhet patjetër të gjenden para dyerve të WC-ve, çfarë bëjnë ato aty brenda dhe përse duhet t’i prisni gjatë që t’ju bashkohen në tavolinën tuaj.

Shkuarja në tualet është pikërisht një mini-party femërore. Ndodh që njëra nga vajzat vërtet të ketë nevojë të “vizitojë” WC-në.

Shoqja e saj vendos ta shoqërojë, thjesht sa për të shëtitur pak, për të parë në mos është ndonjë mike e vjetër, ndërkaq e shfrytëzon rastin edhe të përmirësojë grimin e vet, “të qëndrojë para derës, që të mos hyjë dikush brenda.

Kur të shkojnë në ndonjë klub apo restorant të ri, më parë e lokalizojnë WC-në.

Kur hyjnë brenda, më parë vlerësojnë se cila kabinë është më e pastër, ku ka letër higjienike dhe ku kundërmon më pak.

Pasi ta gjejnë kabinën e lirë, fillon një fjalosje e vogël se cila duhet të hyjë e para, përkatësisht cilës i është më “urgjente”.

Pastaj shkohet te lavaboja për t’i pastruar duart.

Mbi lavabo, zakonisht gjendet pasqyra, ku është rasti më i mirë që të qesin edhe një shtresë maskaraje dhe buzëkuqi, të heqin hijesimin e shlyer, të spërkatin edhe pak parfum, të përmirësojnë frizurën…

Natyrisht shoqet shfrytëzojnë rastin që njëra-tjetrës t’i tregojnë se a është çdo gjë në rregull. Por i japin këshilla se si ajo tjetra të duket edhe më mirë.

Derisa i bëjnë këto gjëra, patjetër tregojnë edhe ndonjë thashetheme për ekipin me të cilin janë, për vuajtjet dashurore, por edhe për planet se ku të shkohet më tutje. Jo rrallë mund të ndodhë të takojnë ndonjë të njohur, ish-kolege apo ish-mike.

Zgjidhja më e mirë për vajzat të cilat vërtet kanë nevojë t’i kryejnë nevojat fiziologjike është kabina në WC-në e meshkujve.

Aty gjithmonë është qetësi, e vetmja gjë që u nevojitet është të marrin guximin për të kaluar pranë radhës së guaskave ku urinojnë meshkujt, të cilat rrallë mund të jenë të zbrazëta./

Të këshilluara

ide

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

Pse Rama e lidhi Kushnerin me një trafikant

Edhe familjes Trump, në një vend ku është e pamundur të bësh para pa u bërë pis, nëse nuk do i qëllonte Artur Shehu, patjetër do i binte për pjesë dikush i ngjashëm me të

12:58 Andi Bushati

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

93.01

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI