Flash

Zyrtare/ Sallamrat, proshutrat dhe salçiçet shkaktojnë kancer

Lapsi.al 26 October 2015
Zyrtare/ Sallamrat, proshutrat dhe salçiçet shkaktojnë kancer

Dyshimet u konfirmuan. Në një dokument të hedhur online në 26 tetor por të publikuar edhe në The Lancet Oncology organizata botërore e shëndetësisë i konsideron prodhimet e përpunuara të mishit të kuq si kancerogjene për organizmin e njeriut. Në një transmetim që ka pushtuar menjëherë faqet e para të mediave më të mëdha në botë, Organizata Botërore e Shëndetësisë shpalli se mishi i përpunuar si proshuta, salçiçet apo proshuta- shkaktojnë kancer. Në raportim thuhet se vetëm 50 gram mish i përpunuar në ditë- diçka më pak se dy feta proshutë- rrisin shansin për kancer kolorektal me 18 përqind. Ndërkohë sipas BBC, në raport thuhet se mishi i kuq mund të jetë kancerogjen, por provat janë akoma të kufizuara. “Për një invidid, rreziku për kancer kolorektal (në zorrë) për shkak të konsumit të mishit të përpunuar mbetet i vogël, por rreziku rritet me sasinë e mishit të konsumuar,” tha Dr. Kurt Straif nga OBSH. Ende pa dalë raporti zërat për rrezikun e mishit të kuq të përpununuar qenë shpërndarë në mediat britanike që nga korriku i këtij vitio dhe si kundërshtim ndaj tyre industria e mishit ka nxjerrë shumë raporte që përpiqen të vërtetojnë se nuk ka asnjë lidhje direkte mes konsumimit të sallamrave, proshutave dhe salciceve me kancerin.

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI