Flash

Truri i meshkujve kërkon më shumë seks sesa ushqim?

Lapsi.al 25 October 2015
Truri i meshkujve kërkon më shumë seks sesa ushqim?

Fakti se meshkujt janë gjithmonë të uritur për seks, nuk është surprizë, por studimet e fundit kanë treguar se kjo dëshirë natyrale është aq e fortë, sa kalon edhe prioritete të tjera, siç është dëshira për t’u ushqyer.

Në fakt, duket si çmenduri – por është rezultati i studimit të fundit, i botuar në “Nature”. (Sipas shkencës, djemtë janë më të prirur të bëjnë gjëra që çojnë në shkatërrimin e organizmit të tyre, kështu që gjithçka e ka një shpjegim.)

Studiuesit britanikë dhe amerikanë, në një test me krimbat, provuan disa forma klasike të sjelljes për të provuar se kur krimbat meshkuj ishin të uritur në prani të femrave, ata në të vërtetë zgjidhnin seksin para ushqimit.

Sipas studiuesve, gjithçka shpjegohet me praninë e disa neuroneve që gjenden te meshkujt dhe jo te femrat, të cilat janë quajtur “misteri i qelizave mashkullore - MCMS”. Të dyja gjinitë, si meshkujt, ashtu edhe femrat kanë qarqe të krahasueshme në tru, por këto qeliza ndryshojnë rrugën e instinkteve te meshkujt.

“Këto ndryshime, gjatë maturimit seksual të meshkujve u japin mundësi atyre të kujtojnë takimet e mëparshme seksuale dhe prioritetin e situatave të ardhshme seksuale”,- thotë autori i studimit Arantza Barrios, shkruan revista class. Pra, sipas tij, kjo sjellje nuk është në kokë (nuk komandohet) - puberteti i bën meshkujt të jenë të ndryshëm nga femrat dhe të kërkojnë më shumë seks.

Edhe pse studimi u krye në krimba, ai “megjithatë, na vë përpara një perspektive e cila na ndihmon të vlerësojmë dhe ndoshta edhe të kuptojmë shumëllojshmërinë e seksualitetit njerëzor, orientimin seksual dhe identifikimin gjinor.

Sipas bashkautorit të këtij studimi, Scott Emmons, studiuesit besojnë se është e mundur që edhe truri i meshkujve (njerëzorë) të ketë tipa neuronesh që femrat nuk i kanë – dhe anasjelltas – mënyra se si meshkujt dhe femrat e perceptojnë botën dhe çfarë vendosin ata prioritet në jetën e tyre.

Kështu…pas kësaj, ndoshta sekreti i një zemre mashkullore nuk kalon më nga stomaku. /Telegrafi

Të këshilluara

ide

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

Pse Rama e lidhi Kushnerin me një trafikant

Edhe familjes Trump, në një vend ku është e pamundur të bësh para pa u bërë pis, nëse nuk do i qëllonte Artur Shehu, patjetër do i binte për pjesë dikush i ngjashëm me të

12:58 Andi Bushati

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

93.01

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI