Flash

Rriti çmimin e ilaçit kundër AIDS, shqiptari shijon suksesin me femrat

Lapsi.al 26 October 2015
Rriti çmimin e ilaçit kundër AIDS, shqiptari shijon suksesin

Martin Shkreli, shqiptari që u bë i famshëm për rritjen e shumëfishtë të çmimit të ilaçit për mjekim të AIDS, përsëri është vënë në qendër të vëmendjes.

Siç shkruajnë mediat e huaja, ai ka hapur një sesion të quajtur “Më pyesni për çfarëdo gjë” në Reddit, i cili ka rezultuar mahnitshëm.

Ndër tjerash ai ka vazhduar të thotë se rritja e çmimit është që të nxisë kërkimin dhe zhvillimin e barnave të reja, transmeton Telegrafi.

Shkreli ka marrë rreth 600 komente në një seancë që ka vazhduar për orë të tëra, ku në komentet e bashkëbiseduesve janë trajtuar tema nga më të ndryshmet.

Si rezultat, në komentet e bashkëbiseduesve, përveç disave që e kanë përgëzuar për një gjë të tillë, ka pasur edhe të tilla që e kanë ofenduar atë dhe ai ata.

Por, sipas mediave të huaja, ndër to është njëra që ka rënë në sy. Bëhet fjalë për atë kur ai komunikon me dikë, që supozohet të jetë femër, e cila kërkon takim me Shkrelin.

Dhe ky i përgjigjet: Duhet të futeni në një listë të gjatë (femrash).

E kur ajo i kërkon që të “ngjitet në krye të listës”, Shkreli ia kthen: Jo, aty është një grua e veçantë!

Ai u bë një nga njerëzit më të urryer në SHBA, pasi kompania e tij bleu të drejtat e ilaçit Daraprim, e cila është përdorur nga viktimat e AIDS dhe për të trajtuar malarien.

Kompania Shkreli pastaj filloi shitjen e ilaçit për 750 dollarë për pilulë, çmimi i së cilës paraprakisht ishte 13,50 dollarë për pilulë.

 

 

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI