Flash

Parashikimi i motit, 20 gusht 2026

Për ditën e enjte vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e njëjta situatë meteorologjike.  Moti parashikohet i kthjellë...

07:23

Aldon Lipe bën denoncimin e parë publik për kuponin tatimor

Lapsi.al 1 September 2015
Aldon Lipe bën denoncimin e parë publik për kuponin tatimor

Kryeministri Rama u ka bërë disa herë thirrje qytetarëve që të mos paguajnë kur nuk marrin kuponin tatimor dhe t’i denoncojnë këto raste. Që në ditën e parë të nisjes së aksionit kundër evazionit, ka mbërritur edhe denoncimi i parë publik. Ai është bërë nga Aldon Lipe, moderatori i emisionit Aldo Morning Show, në Tv Klan, i cili pas blerjes që ka bërë ka kërkuar kuponin tatimor, por shitësi është larguar me vrap nga frika se mos kapej nga tatimorët. “DENONCIM PUBLIK: Bleva dy misra nga nje djale qe me erdhi ne cadren e plazhit tani pasdite. Nuk me dha kupon. Iku me vrap, por emrin ia pashe te stampuar ne bluze prapa: Ishte Ronaldo”, shkruan Aldon Lipe. Nuk dihet nëse pas kësaj tatimorët janë vënë në ndjekje të djalit që shiste misra apo nëse policia e ka shpallur në kërkim atë, pasi Aldo e denoncoi me emër. Nëse arrestohet, ai mund të jetë viktima i parë i aksionit që deri tani ka bërë bujë vetëm në media. Lapsi.al

 

Të këshilluara

FOTOLAJM/ Puka, kryeqyteti i birrës

Nëse nuk e dinit, mësojeni: kryeqyteti shqiptar i birrës nuk është Tirana apo Korça, por Puka. Gjithnjë sipas kësaj tabele që reklamon birrën e qytetit. ...

14:07

ide

Pse Rama nuk tërhiqet dot nga Zvërneci

Ndonëse kryeministri e la të hapur fatin e investimit të cilin e etiketoi si testin e parë të platformës Besa, ai nuk është i lirë ta bëjë këtë. Edi Rama e di shumë mirë, se nëse i thotë jo Kushnerit të cilin e yshti të hidhte në Zvërnec paratë e katarianëve, pasoja do të jetë shumë më e madhe se indiferanca përbuzëse që Trump demostroi ndaj atleteve të tij të bardha në samitin e NATO-s.

12:29 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

29°c

KËMBIMI EURO

92.59

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pak ditë pas martesës, humbën jetën në aksident/ Tragjedia e çiftit në Manzë

Aksidenti tragjik në Manzë, ku humbën jetën çifti i sapomartuar Kleo Vrioni e Sara Brugentelli dhe 15-vjeçari Alvi Muhaxhiri, dyshohet se ndodhi pasi BMW-ja po lëvizte me rreth 114 km/orë, ndërsa drejtuesi rezultoi nën efektin e alkoolit, teksa dy pasagjerët e tjerë mbetën të plagosur, njëri në gjendje të rëndë.

14:37

Me sytë katër

PAPARAZZI