Bashkia e Tiranës ka nisur të vendosë disa çezma publike nëpër zonat më të frekuentuara të kryeqytetit, si hyrja e Liqenit Artificial apo hyrjet e rrugës së Durrësit e Kavajës. Ajo që bie në sy është jo vetëm forma e çuditshme e këtyre çezmave, e paparë ndonjëherë, por edhe ngjyra e tyre. Ato kanë ngjyrat bardhë e blu të kostumit të ekipit të Tiranës dhe vihen në një qytet që ka të paktën 3 ekipe futbolli. Nuk dihet se si do ta presin këtë gjë tifozët e Partizanit, njëri prej të cilëve, ndoshta një prej më të zjarrtëve, është edhe deputeti Erjon Braçe. Në të vërtetë ky duket si provokim i Veliajt, i cili gjatë fushatës elektorale u pa duke bërë tifo për Tiranën në stadium. Dihet gjithashtu se Bashkia është aksionere kryesore e klubit të Tiranës. Lapsi.al