Flash

Arsyetimi befasues i avokatit për inskenimin e rrëmbimit të Nensi Çobës

Lapsi.al 25 August 2015
Arsyetimi befasues i avokatit për inskenimin e rrëmbimit të Nensi

Arsyeja se përse 18 –vjeçari Orion Hoxha e kishte inskenuar rrëmbimin e të dashurës nuk është tentativa për t’i marrë babait të saj biznesmen 400 mijë euro. Ka qenë një lojë dhe familjarët e të dashurës së tij, Nensi Çobës, nuk e kanë kuptuar. Orion Hoxha e dashura dhe miku i tij, Kristi Gjore "kanë dashur vetëm të vënë në provë dashurinë e babait për të bijën". Mund të duket e pabesueshme. Mund të ngjajë me një gënjeshtër adoleshentësh. Jo, jo. Këtë version e tha avokati i 18 –vjeçarit, Hysen Spahiu, një burrë me thinja në kokë. E tha seriozisht duke folur para mediave. Nuk është e qartë nëse këtë qëndrim ai ka mbajtur edhe në gjyq. Por duke parë që Gjykata e Krimeve të Rënda vendosi masën e sigurisë “arrest me burg” për dy djemtë, nuk duhet shumë për ta kuptuar se ata do të jenë befasuar nga ndonjë arsyetim i ngjashëm i avokatit. Lapsi.al

 

Të këshilluara

FOTOLAJM/ Puka, kryeqyteti i birrës

Nëse nuk e dinit, mësojeni: kryeqyteti shqiptar i birrës nuk është Tirana apo Korça, por Puka. Gjithnjë sipas kësaj tabele që reklamon birrën e qytetit. ...

14:07

ide

Pse Rama nuk tërhiqet dot nga Zvërneci

Ndonëse kryeministri e la të hapur fatin e investimit të cilin e etiketoi si testin e parë të platformës Besa, ai nuk është i lirë ta bëjë këtë. Edi Rama e di shumë mirë, se nëse i thotë jo Kushnerit të cilin e yshti të hidhte në Zvërnec paratë e katarianëve, pasoja do të jetë shumë më e madhe se indiferanca përbuzëse që Trump demostroi ndaj atleteve të tij të bardha në samitin e NATO-s.

12:29 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

32°c

KËMBIMI EURO

92.59

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pak ditë pas martesës, humbën jetën në aksident/ Tragjedia e çiftit në Manzë

Aksidenti tragjik në Manzë, ku humbën jetën çifti i sapomartuar Kleo Vrioni e Sara Brugentelli dhe 15-vjeçari Alvi Muhaxhiri, dyshohet se ndodhi pasi BMW-ja po lëvizte me rreth 114 km/orë, ndërsa drejtuesi rezultoi nën efektin e alkoolit, teksa dy pasagjerët e tjerë mbetën të plagosur, njëri në gjendje të rëndë.

14:37

Me sytë katër

PAPARAZZI