Pak orë para ndeshjes Tërbuni - Tirana, kërkesat për të udhëtuar drejt qytetit verior janë shtuar. Veç autobusëve të pajtuar nga tifozeritë e dy ekipeve, ngarkesë të madhe kanë patur edhe autobusët e transportit interurban. Fluski ka qenë i madh jo vetëm në njerëz, por edhe në bagëti. Për këtë arsye shoqëritë e autobusëve i kanë modifikuar mjetet edhe për transportin e kafshëve. Lapsi.al