Flash

Policë apo lojëtarë pingpongu?

Lapsi.al 27 July 2015
Policë apo lojëtarë pingpongu?

"Çunat" e Saimir Tahirit janë vënë sërish në shenjestër. Kritikat janë thuajse të njëjtat me ato të viteve të shkuara; policë që nuk respektojnë uniformën, që rrinë kot nëpër kryqëzime, më shumë për ndonjë gjobë sesa për të bërë punën. Kur polici thuhet se ka kaluar në epokën dixhitale, policët i kanë sjelljet e njëjta. Gazetari Sokol Shameti ka dashur ta ndajë me ndjekësit e tij këtë foto, duke bërë edhe komentin e mëposhtëm. 

"Nuk besoj se këta të dy janë policë "bravoçuna".

Së pari: Sepse bravoçunat tanë nuk dalin më nëpër kryqëzime në pritje të gjahut. Kjo formë primitive, rudimentare prej prostitucioni policor ka marrë fund me kohë në Shqipëri sepse ishte skandal i vërtetë që nuk ta zinin sytë askund në Evropë.

Së dyti: Semafori ku kanë dalë këta, është funksional. Ai punon. Paratē e taksave tona janë shpenzuar mirë në këtë rast dhe trafiku i automjeteve rregullohet në mënyrë elektronike - pa pasur nevojë të shpenzohen para shtesë për të paguar rroga "bravoçunash" që dublojnë semaforin dhe bëjnë të njëjtën punë si ai. Në Shqipëri kryqëzimet i kemi me semaforë. Kemi paguar për ta. Nëse s'ka semafor - siç ta do logjika - atëherë ka polic. Pra në këtë rast, punë e bërë dy herë, punë e paguar dyfish, para e shpërdoruar - nuk e bën policia jonë këtë.

Së treti: Pantallonat e gjera të uniformës së njërit prej "bravoçunave", nxjerrin zbuluar tegelin ngushtues model "tub" të bravoçunit tjetër. Policët tanë e nderojnë uniformën, nuk e ujdisin atë sipas modës, se ndryshe ç'uniformë do quhej ajo?

Prandaj them se nuk janë policë këta. Duke gjykuar nga rraketat që mbajnë në duar, besoj se janë ekipi kombëtar i pingpongut në një moment pushimi."

 

Të këshilluara

Shkon në mbrëmje mature me traktor (FOTO)

Kreativiteti i te rinjve per mbremjen e matures nuk ndalet. Ndersa dy jave me pare Lapsi.al postoi nje foto te nje maturanti nga Gramshi qe shkoi ne mbremje me ...

14:07

S'ka më "buzuqi" në Greqi

Kriza ka prekur çdo sektor në Greqi, bizneset e mëdha dhe të vegjël, madje edhe buzuqit e famshëm. Kjo foto e publikuar në ...

10:49

Granit Xhaka bëhet me Golf 3

Nuk do të kishte asgjë të keqe nëse Granit Xhaka, futbollisti shqiptar i Bazelit, të kishte një makinë të vjetër sa...

09:47

Topless edhe në Velipojë

Një tjetër foto topless publikohet në rrjetet sociale. Kësaj here ajo vjen nga Velipoja. Shumë vapë këto ditë, apo jo? ...

21:52

ide

Pse Rama nuk tërhiqet dot nga Zvërneci

Ndonëse kryeministri e la të hapur fatin e investimit të cilin e etiketoi si testin e parë të platformës Besa, ai nuk është i lirë ta bëjë këtë. Edi Rama e di shumë mirë, se nëse i thotë jo Kushnerit të cilin e yshti të hidhte në Zvërnec paratë e katarianëve, pasoja do të jetë shumë më e madhe se indiferanca përbuzëse që Trump demostroi ndaj atleteve të tij të bardha në samitin e NATO-s.

12:29 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

33°c

KËMBIMI EURO

92.59

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pak ditë pas martesës, humbën jetën në aksident/ Tragjedia e çiftit në Manzë

Aksidenti tragjik në Manzë, ku humbën jetën çifti i sapomartuar Kleo Vrioni e Sara Brugentelli dhe 15-vjeçari Alvi Muhaxhiri, dyshohet se ndodhi pasi BMW-ja po lëvizte me rreth 114 km/orë, ndërsa drejtuesi rezultoi nën efektin e alkoolit, teksa dy pasagjerët e tjerë mbetën të plagosur, njëri në gjendje të rëndë.

14:37

Me sytë katër

PAPARAZZI