Presidentja e Kroacisë Kolinda Grabar –Kitarovic tregon se vijon të merret me punët e shtëpisë, madje bën edhe nga ato që u takojnë burrave. Ajo ka postuar në Facebook disa foto ku duket duke lyer shtëpinë e saj. Komentet për këto foto kanë qenë përgjithësisht pozitive pasi ajo ka mjaft popullaritet në vendin e saj.

