Flash

7 gjërat prej të cilave mashkulli ideal nuk ka frikë

Lapsi.al 15 August 2015
7 gjërat prej të cilave mashkulli ideal nuk ka frikë

Nuk kanë të bëjnë përmasat e muskujve apo pamja e tij, madje as se sa i zgjuar është apo me sa femra ka fjetur. Është mënyra se si ai e trajton një femër dhe veten e tij. Ja disa prej gjërave ndaj të cilave meshkujt e vërtetë nuk duhet të kenë frikë…

1 Të thonë ‘Të dua’ në publik
Disa meshkuj janë të turpshëm, por megjithatë një mashkull i vërtetë nuk duhet të ketë ndroje të thotë në publik se të dashuron. Ai duhet të jetë krenar për femrën që ka në krah. Nëse partneri juaj ka tendencën ta fshehë lidhjen nga miqtë apo familja e tij, atëherë me gjasa nuk e ka seriozisht me ju. Në të kundërt do të ishte i lumtur t’i tregonte gjithë botës sa i lumtur dhe i dashuruar është.

2 Të bëjnë aktivitete femërore
Është viti 2015, që do të thotë se rolet gjinore janë në zhdukje. I dashuri juaj nuk duhet të pretendojë se pëlqen futbollin dhe të fshehë pëlqimin që ka për një reality show. Ai duhet të bëjë çfarë i pëlqen të bëjë. Nëse dëshiron të veshë ngjyrën rozë le ta bëjë atë. Nëse pëlqen të mbajë pastër thonjtë, atëherë s’ka asgjë të keqe të vijë me ty tek estetistja për t’i kuruar ato. Pra, një mashkull i vërtetë duhet të ndihet rehat me gjërat që bën dhe trupin e tij.

3 Të përkushtohen
Ka disa meshkuj që nuk e takojnë asnjëherë personin e duhur, ndaj nuk ka asgjë të keqe nëse dëshirojnë të jenë beqarë. Gjithsesi, nëse një mashkull takon dashurinë e jetës së tij në kohën e duhur, ai nuk duhet të ikë nga frika e angazhimit dhe përkushtimit në lidhje. Ai duhet të jetë guximtar dhe ta vazhdojë këtë lidhje, derisa partnerja të jetë gruaja e jetës.

4 Të qajnë
Është idiotësi të mendosh se vetëm femrat qajnë. Edhe meshkujt mund t’ja plasin të qarit dhe ky nuk është turp sepse dhe ata janë njerëz. Kjo i ndodh gjithkujt!

5 Të jenë romantikë
Disa meshkuj kanë frikë të jenë romantikë sepse nëse miqtë e tyre e marrin vesh, do t’i përqeshin apo do t’i venë në lojë. Gjithësesi, meshkujt e vërtetë nuk duhet t’i lejojnë miqtë t’i ndalojnë të bëjnë gjeste romantike për femrën që dashurojnë.

6 Të ndjekin ëndrrat e tyre
Meshkujt të jenë trima kur vjen puna për të vrarë merimangat apo për t’u hedhur nga shkëmbinjtë. Ata duhet të kenë guximin të ndjekin ëndrrat e tyre, gjithashtu. Nuk ka rëndësi nëse dëshirojnë të bëhen aktorë, dentistë apo balerinë, ata duhet të ndjekin ëndrrat që kanë.

7 Të jetë baba/partner me kohë të plotë
Meshkujt nuk duhet të kenë frikë të gatuajnë, pastrojnë apo të kujdesen për fëmijët. Ata nuk duhet të ndihen në siklet pse është partnerja ajo që sjell më shumë para në shtëpi. Nëse bëhet fjalë për një lidhje serioze, atëherë nuk ka asgjë të keqe në përmbushjen e çfarëdo lloj roli që është i nevojshëm në shtëpinë tuaj.

(politiko)

Të këshilluara

ide

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

Pse Rama e lidhi Kushnerin me një trafikant

Edhe familjes Trump, në një vend ku është e pamundur të bësh para pa u bërë pis, nëse nuk do i qëllonte Artur Shehu, patjetër do i binte për pjesë dikush i ngjashëm me të

12:58 Andi Bushati

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

92.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI