Lajmi se Çiljeta këndoi në festën e LRI-së në Durrës u komentua në media si “tradhëti” e këngëtares kundrejt Partisë Demokratike. Por, me sa duket e vërteta është ndryshe, pasi vetë 30-vjeçarja e ka mohuar se koncerti ku këndoi, ka të bëjë me rradhitjen krah LSI-së në zgjedhje. “Unë jam Demokrate dhe e kam shprehur hapur simpatinë time për PD, por prej tre vjetësh nuk jam më pjesë aktive e kësaj partie”, mësohet të ketë thënë së fundi këngëtarja. “Tek aktiviteti i LSI-së këndova pa lekë, pra nuk jam paguar pasi djalin që organizoi koncertin e kam mik”, - rrëfen Çiljeta, si për të hedhur poshtë zërat që folën për “blerje” të saj, nga Lëvizja Socialiste për Integrim.
Finlanda e Bjellorusia kërcënojnë Shqipërinë: ja sa pikë i duhen Maran për vendin e parë
Kuqezinjtë kryesojnë me 9 pikë, por Finlanda dhe Bjellorusia janë vetëm dy pikë larg. Për të mos u varur nga rezultatet e të tjerëve, skuadrës së Maran i duhen të paktën katër pikë në dy përballjet e fundit.