Flash

Plas inçesti në Teatrin Kombëtar

Lapsi.al 12 June 2015
Plas inçesti në Teatrin Kombëtar

Natyrisht, ky titull tërheqës është vetëm karremi për të ftuar vizitorët e lapsi.al, në shfaqjen “Shembja e shtëpisë Asher”. Sezoni artistik ende nuk ka mbaruar, madje vepra me autor Edgar Allan Poe, duket se ka për qëllim, të bërtasë këtë pjesë të hidhur që e ndeshim gjithashtu në realitetin shqiptar.  Laert Vasili në rolin e vëllait binjak (Roderik) dhe Luli Hoxha, motra e tij Madeline, luajnë aktin e fundit të inçestit që trashëgojnë prej brezash nga familja e tyre Asher. “Poezia” e Allan Poe vjen në këtë shfaqje përmes përfshirjes së vetë autorit, kamufluar në mikun e familjes, i cili kërkon të kuptojë më shumë rreth dashurisë vllazërore. Interpretuar nga Gjergj Mena, Edgar bëhet vetë pjesë e kësaj loje që vetëdegradon për të mos lënë pas, farën e turpit. Skenografia dhe loja me ndriçimin janë një tjetër gjetje e regjisores Luli Hoxha, e cila shprehet për lapsi.al, se pjesëmarrja si aktore në pjesën ku është regjisore, ka të bëjë me një dëshirë të sajën, për të sfiduar vetëveten në aktrim.

Premiera e “Shembja e shtëpisë Asher” është të shtunë të dielë, ora 20:00 në Teatrin Kombëtar. 

 

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

90.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI