Flash

Olta Gixhari, seks, balet dhe teatër (foto)

Lapsi.al 10 June 2015
Olta Gixhari, seks, balet dhe teatër (foto)

I kanë mjaftuar vetëm pesë minuta për t'i vënë "zjarrin" skenës së Teatrit Kombëtar. Një puthje lesbike, prekje sensuale dhe frymëmarrje plot epsh, u shfaqën papritur mu në mes të spektatorëve. Ndërsa ngjarjet ndodhnin në skenë, papritur, me një zë kumbues dhe e ndriçuar nga një projektor, në mes të publikut fanepset Olta Gixhari, biondja fatale, e cila në pak sekonda shpërthen një erotizëm që kulmon me puthjen në buzë që ia jep plot pasion aktores tjetër që ka përballë.

Skena e Gixharit, shënoi një kulm në shfaqjen e Arian Sukniqit, "Penetrimi i shpirtërave". Koreografi i njohur, tashmë edhe në rolin e regjisorit, bazuar në tekstin erotik dhe pasionant të Rita Petros, kishte miksuar në skenën e Teatrit Kombëtar një shfaqje poetike- dramatike me një balet impresionues. Një balet ku padyshim shkëlqeu çifti i balerinëve shqiptarë që janë solistë në Teatrin e Baletit të Athinës.

Por nuk mund të mos shkëlqente edhe Olta Gixhari, e cila pas momentin sensual, kapërceu në skenë dhe për afro 4 minuta u shfaq në një dimension tjetër. Atë të një balerine që plot epsh dhe erotizëm kalonte në krahët, këmbët dhe trupat e tre balerinëve të tjerë. Një befasi për Gixharin, e cila atë skenë e njeh me pëllëmbë, por ku ka dalë vetëm për luajtur teatër dhe jo për të treguar se di të bëjë dhe balerinën. Ose më mirë për të treguar se nëse i vihet diçkaje, do ia dali patjetër ta realizojë. Shfaqja e Sukniqit ishte një provë.

Të këshilluara

Më në fund, Luana zhvishet..

Në fakt, nuk bëhet fjalë tamam për ndonjë zhveshje të ekzagjëruar që të gjithë mezi presim nga Luana, por fakt...

13:50

Vildane Zeneli, si yll i filmave porno

Krahasimi mund të mos jetë shumë elegant dhe ndoshta modelja shqiptare që jeton në Shtetet e Bashkuara nuk ka patur këtë si qëllim. Por Vildane Zeneli me paraqi...

17:53

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

90.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI