Flash

Big Brother Albania? "Finale legene", aprovon Arbana Osmani?

Lapsi.al 13 June 2015
Big Brother Albania? "Finale legene", aprovon Arbana Osmani?

Ish-prezantuesja e shtatë edicioneve të reality show-t Big Brother, duket se nuk qëndroi vërtetë në hije këtë sezon. Edhe pse lajmin e kalimit të stafetës tek kolegu Ledion Liço e dha e para me urime e përgëzime në Instagram, Arbana Osmani u rikthye në skenë paraditen e Finales me një deklaratë për Anabel: nuk do të rikthehem më kurrë në Big Brother. Por, tërheqja e 31-vjeçares nga prezantimi, duket se nuk ka lidhje tamam me mëmësinë siç ajo pretendoi. Konsumizmi i këtij formati dhe realizimi i dobët nga viti në vit, ka bërë që Big Brother të humbë ndjeshëm audiencë duke degjeneruar në një program që komentohet negativisht edhe në rrjetet sociale. Këtu duket se ka dalë zbuluar edhe ish-prezantuesja, e cila gjatë finales, në një farë mënyre ka rënë dakord me një fotomontazh të publikuar nga faqja e njohur "Postera Demotivues". Mesazhi i fotos është i qartë po aq sa edhe pëlqimi që Arbana Osmani nga llogaria e saj personale në Instagram. Por, “investigimi” i lapsi.al ku del se adresa @arbanao bëri ‘like’ foton e profilit në fjalë, hidhet poshtë nga vetë gazetarja. Arbana Osmani, për lapsi.al mohon se prapa këtij pëlqimi, ka lidhje “Finalja Legene” e BB8. “Like-un ia bëra fotos për shkak të humorit që ajo përcjell. Në montazh është vendosur Alban Rexha një pjesëmarrës tek “Kafazi i Artë”, i cili s’mundet kurrësesi të ironizojë një Finale të shkëlqyer ashtu siç ka qenë edhe vitet e shkuara.”- shprehet Arbana për ironinë që sipas saj u keqinterpretua.  

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

90.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI