Nuk ka aspak nevojë të fantazojmë. Erion Veliaj i servir vetë shfaqjet teatrale në çdo komunikim me publikun. "2 pas mesnate" - shkruan kandidati socialist në foton e postuar në profilin e tij në facebook. Erioni shfaqet në mes të natës me ministrin e Shëndetësisë përpara një laptopi ku mbi hartë, janë duke piketuar zonat e populluara nga mushkonjat në Tiranë. Me dorën drejtuar nga kompjuteri, sikur shenjon sulmin final mbi insektet, Veliaj duket serioz dhe i vrenjtur njësoj si në fushën e betejës, ndaj hordhive të mushkonjave. Është e qartë tashmë, nëse Veliaj zgjidhet kryetar bashkie, mushkonjat nuk kanë shpëtim.