Flash

Tuna në telashe? Si po e përjeton këngëtarja garën në Dancing With the Stars?

Lapsi.al 3 February 2015
Tuna në telashe? Si po e përjeton këngëtarja garën

Ajo është një nga këngëtaret me më shumë hite dhe fansa, por përsëri, Tuna duket se nuk është e kënaqur me vëmendjen që gëzon për shkak të punës së saj. Artistja e njohur si "zogu" dita ditës po "trondit" fansat nëpërmjet fotove që poston në rrjetet sociale. Mënyrë e njohur kjo, për të shkaktuar reagim, me shpresën që më pas ‘like’-t e komentet të përkthehen në vota. 

Dy javë më parë, këngëtarja e njohur ndau me fansat një moment jo të këndshëm. Pasi kishte konsumuar katër shishe verë, iu desh ndërhyrja me serume për t’a sjellë në formë. Një ditë pas gjysmë-finales së “Dancing With the Stars”, të martën, Tuna postoi një tjetër foto jo të zakonshme.

Këtë periudhë gati tre mujore të qëndrimit në Tiranë, këngëtarja nga Maqedonia, pasqyron nëpërmjet fotove, jetën nga provat dhe performancat në spektaklin e kërcimit. Ajo i ka thënë stop koncerteve nëpër diskoteka dhe është përqëndruar në garë. Java e fundit përpara finales, nisi me një pozë të çuditshme për "zogun", të komentuar nga fansat, "si lopë". Ky reagim duket se ka lidhje me pamjen që këngëtarja, i ka dhënë portretit të saj, kur e mbështet atë pas xhamit. Nuk është i qartë mesazhi që Tuna ka dashur të japë. Megjithatë, nisur nga vlerësimi i jurisë së “DWTS”, që duhet thënë, është treguar e rreptë dhe aspak dorëlëshuar, duke i shtuar këtë anë që Tuna shfaq në rrjetet sociale, të ngjan me një lloj “shprese që vdes e fundit” (referuar fansave) për t’a votuar, si fituesen e “Dancing with the Stars”.   

 

 

Të këshilluara

Delfina Aziri tregon anën “B”

Shqiptarja nga Munchengladbachu i Gjermanisë, Delfina Aziri, ka publikuar një fotografi mjaft “ngacmuese” në rrjetet sociale. Modelja...

22:38

Rrushi i Era Istrefit

Era Istrefi është e re dhe e pa komplekse. Këngëtarja e hitit “Mani për money”, po e fiton qendrën e vëmendjes ed...

22:28

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ndryshime në kabinetin qeveritar

Teksa pritet asambleja e PS-së të shtunën, ku mund të ketë edhe ndryshime në kabinetin qeveritar, sot ka pasur një lëvi...

18:15

Me sytë katër

PAPARAZZI