Flash

Intervista/ Angela Martini: “Për Playboy do të pozoj pas moshës 35 vjeçare"

Lapsi.al 2 February 2015
Intervista/ Angela Martini: “Për Playboy do të pozoj pas

E filloi modelimin në moshën 18 vjeçare, ndërsa linja e saj e rrobave të banjës u bë e njohur në gjithë botën. Në vitin 2010 bukuroshja shqiptare e rritur në Zvicër, Angela Martini, përfaqësoi Shqipërinë në “Miss Univerese”, ku zuri vendin e gjashtë.

Angazhimet e saj të njëpasnjëshme, por edhe jeta private e bën që jo rrallë, të jetë në faqet e gazeta të njohura në botë. “Dy vitet e fundit kisha rënie në karrierë. Nuk munda të fokusohem shumë në punën time. Arrita aq lart, sa që as vetë nuk e dija se ku kisha arritur”, ka thënë Angjela Martini në një intervistë për gazetën “Blick”.

Bukuroshja shkodrane ka theksuar se e njeh shumë mirë botën e modelimit dhe tashmë nuk është e re në këtë biznes. “Unë nuk jam e re në këtë biznes. Me mua nuk mundeni të luani. Unë bëj me shumë qejf fotografi seksi, por i kam të vendosur qartë kufijtë e mi”, është shprehur Martini, e cila viteve të fundit është shpërngulur për të jetuar në New York.

Në pyetjen nëse ajo ka marrë ndonjë ofertë për t’u fotografuar nga revista e njohur “Playboy”, Angela përgjigjet: “Një ofertë? (qesh). Ata më thërrasin çdo tre muaj, por unë nuk dua ta tregoj trupin tim lakuriq. Ndoshta pas moshës 35-vjeçare, nëse atëherë ka dëshirë të më shohë ndokush”.

Më tej Angela ka folur edhe për “incidentin” e ndodhur në vitin 2011, kur gjatë një parakalimi në tapetin e kuq ajo u shfaq me një fustan të gjatë, por pa të brendshme: “O Zot, ishte e turpshme”, thekson ajo dhe ka shtuar: “Nuk e kam bërë me qëllim. Por besoj se kjo më ka bërë më të fortë. Jo gjithmonë gjërat në jetë shkojnë sipas planifikimit”, sqaron Angjela, e cila thotë se në këtë jetë duhet shfrytëzuar secili. “Nëse ty nuk dëshiron askush të të shfrytëzojë, ti nuk je askushi. Më fjalë të tjera, për aq kohë sa jam e shfrytëzueshme, unë nuk jam e padobishme. Këtë nuk duhet ta merrni personale…”,- pohon ajo.

Angela në intervistën për Blick ka treguar se nuk ka një punë të rregullt dhe puna e modelimit nganjëherë i sjell përfitime të majme, por nganjëherë nuk fiton asgjë.

Ndërkaq lidhjen me milionerin turk, Ali Baran, ajo nuk e ka mohuar, por thotë se në një lidhje nuk fal tradhtinë dhe gënjeshtrën.

E për të ardhmen e saj, Angjela ka thënë: “Nuk e shoh veten si modele, por si një stiliste e një linje veshjesh “Angela Martini”. Në Facebook kam 750 mijë fansa dhe dëshiroj të përfitoj nga ta. Në mars do të filloj online të bëj prezantimin e linjave të mia të bikini “Angela Martini”. Do të jetë një fillim i ri.”

Të këshilluara

Provokimi i fundit i Zajminës

Bukuroshja Zaimina Vasjari nuk resht së publikuari foto të ndryshme në rrjetet sociale, duke treguar ndër tjera edhe asetet e saj. Së f...

19:00

Enca dhe Era Istrefi lezbike?

Ato kanë guxuar! Jo vetëm të puthen në buzë me njëra-tjetrën, por edhe ta bëjnë publike këtë puthje. Era ...

10:22

ide

Kryeministri po flet me veten

Dy fenomenet që Rama identifikoi si problemet themelore të qeverisjes, arroganca dhe mungesa e empatisë, janë tiparet e tij dalluese.  Ku ka zyrtar më arrogant dhe jo-transparent se kryeministri në qeverinë Rama? Si mundet Rama ti kërkojë ministrave të përfshijnë qytetarët në vendimarrje, kur ai vetë nuk i përfshin ministrat në vendimmarrjen e tij?

17:33 Blendi Kajsiu

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

93.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI