Flash

"Rama e la popullin pa poture dhe pa spinaq"

Lapsi.al 19 January 2015
"Rama e la popullin pa poture dhe pa spinaq"

Buxheti i këtij viti i caktuar për njësitë vendore, ka sjellë reagime të ashpra edhe në radhët e të zgjedhurve vendorë nga radhët e Partisë Socialiste. I tillë është edhe kryekomunari i Frakullit në rrethin e Fierit, Viktor Çervanaku. Ky i fundit, i njohur për fjalorin e tij të “zgjidhur”, nuk ka kursyer kësaj here as kryeministrin Edi Rama dhe ministrin e Financave, Cani.

Sipas Çervanakut, me taksat e reja “populli mbeti pa poture dhe pa spinaq”.

‘Tani dhe hajdutë jemi bërë, ça s’jemi bërë. E mban mend ça u thoshte kur vinte, fjalët më të bukura, sa u bë kryeministër na futi grepat të tërëve. Është mirë që ato gënjeshtrat t’i kthejë e të bëjë ndonjë gjë ai tani”, - është shprehur kryekomunari i Frakullit.

Për Canin, Çervanaku tha se ka favorizuar qarkun e Dibrës, ndërsa tha se gjendja është e mjerueshme, pasi në fshat mungon edhe spinaqi. Ja cfarë tha ai gjatë një mbledhje në Qarkun Fier ku po diskutohej për buxhetin.

“Apo se është ministri nga Dibra dhe merr Dibra 1 miliard e gjys lek investime dhe Fieri që është kryeqytet i socialistëve në thonjëza merr 78 milionë lekë. Po ne s’jemi të vdekur këtu. Fieri është 16 deputetë, pavarësisht se janë të majtë e të djathtë, po e pe si u puthën me njëri-tjetrin, po se janë shokë ndaj. Këtu zihemi ne, kurse kur dalim nëpër kafe, hamë e pimë bashkë. Mirë është që t’ja bësh të qartë atij ministrit të Enver Hoxhës që Qarku i Fierit është qarku më i madh në Republikë.

Po ca do i shkurtosh administratës? Po ne për një vend pune po vritemi. Vemi te ajo zyra nuk gjejmë gjë, vijmë këtu nuk na pjerdh njeri. Nuk po na pjerdh njeri fare, me këtë gjuhë po flas, po më falni o vëllezër e motra po ja jemi dhe 6 muaj e do vijnë të tjerë. Po këta 6 muaj jemi ne, dhe është mirë që ti këto 6 muaj të përpilosh një procesverbal se nuk ka nevojë për shkurtime në administratë. Apo taksat. Ca ti jap më atij unë. Se ai hiq këtej e hiq andej, na la pa poture fare. Po ca të të jap taksë unë tani. Populli ka mbetur pa ngrënë spinaq tani, pa pantallona ore. Ore ik në fshat e shiko, po hanë me listë, po hanë misër”./Lapsi.al

 

Të këshilluara

Shfaqet një ari në mes të Tiranës

Harmonia dhe toleranca e propaganduar kohët e fundit si vlerë e popullit tonë, duket se gjen vend edhe në rastin e kafshëve të egr...

11:44

Eduard Kukan uron si klloun

Eurodeputeti Eduard Kukan, e ka lënë mënjanë seriozitetin për kur ka zgjedhur të urojë të gjithë për festat e ...

18:35

Look i ri edhe për Artan Didin

Shqiptarët u habitën jo pak kur më 31 dhjetor, Presidenti i Republikës, Bujar NIshani, u shfaq pa mustaqe në urimin për vitin e ri...

22:31

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

32°c

KËMBIMI EURO

92.60

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pak ditë pas martesës, humbën jetën në aksident/ Tragjedia e çiftit në Manzë

Aksidenti tragjik në Manzë, ku humbën jetën çifti i sapomartuar Kleo Vrioni e Sara Brugentelli dhe 15-vjeçari Alvi Muhaxhiri, dyshohet se ndodhi pasi BMW-ja po lëvizte me rreth 114 km/orë, ndërsa drejtuesi rezultoi nën efektin e alkoolit, teksa dy pasagjerët e tjerë mbetën të plagosur, njëri në gjendje të rëndë.

14:37

Me sytë katër

PAPARAZZI

Harry dhe Meghan do të rikthehen në Britani pas 6 vitesh në SHBA

Princi dhe bashkëshortja e tij, marrëdhëniet e të cilëve me Mbretin Charles dhe pjesën tjetër të familjes mbretërore kanë qenë prej kohësh të tensionuara, do të vazhdojnë të jenë anëtarë joaktivë të familjes mbretërore, sipas një personi në dijeni të vendimit.

11:33