Deshi t’i bënte një surprizë gruas, por ajo u tremb dhe e vrau atë gabimisht. Një mëngjes surprizë që përfundoi në tragjedi për Zia Zegule që u vra nga një plumb pistolete nga gruaja e tij Tiffany Segule. Në tentativë për t’i bërë surprizë “gjysmës tjetër” ai bëri që të ndizej alarmi kundër vjedhësve duke bërë që të zgjohej gruaja që po flinte në dhomën e gjumit. E tmerruar, ajo mori pistoletën dhe kur pa derën e dhomës së gjumit që po hapej qëlloi. Nuk është e qartë nëse burri e lajmëroi para se të hynte, një detaj i rëndësishëm sepse mund të rëndojë pozitën e gruas që ka folur për një incident të rëndë. Ndhmën e shpejtë e lajmëroi vëtë Tiffany, por për burrin nuk kishte më asnjë shpresë.