Kryeministri Rama kishte përzgjedhur një grup të ndjekësve të tij në rrjetet sociale për t’i takuar në fund të vitit. Një takim ky i zhvilluar në ambientet e kryeministrisë. Sigurisht që organizatorët do jenë kujdesur që të përzgjedhin ato ndjekës që i mbështesin postimet e kreut të qeverisë. Por kryeministri pati një mesazh edhe për ata që e kritikojnë, veçanërisht për ata që përdorin etiketime joetike. Ai u tha që sharje të tilla si “o legen”, janë humbje kohe, duke lënë të kuptohet se nuk bëjnë ndonjë efekt.