Eurodeputeti Eduard Kukan, e ka lënë mënjanë seriozitetin për kur ka zgjedhur të urojë të gjithë për festat e fundvitit. Në faqen e tij zyrtare në Facebook ai ka postuar këtë foto në ditën e parë të punës për vitin 2015. Me pemën e vitit të ri në sfond dhe një hundë të kuqe prej klouni.
Kukan shkruan këtë të hënë ka nisur punën për takimet në Parlamentin Europian dhe PPE. “Ata që janë ende me pushime ju uroj gjithë të mirat” – shkruan Kukan. Ai bashkë me kolegun e tij Fleckenstein, u bënë ndërmjetësit e një marrëveshjeve ndërmjet mazhorancës dhe opozitës shqiptare me qëllim rikthimin e kësaj të fundit në Kuvend në fund të vitit të kaluar./lapsi.al/