Flash

Arrestohen dy persona në Shkodër

Finalizohet operacioni policor i koduar “Target”. Kapet dhe ndalohet një 23-vjeçar i shpallur në kërkim, i dyshuar si bashkau...

09:17

Selfie policësh, në sfond një qytetar që hidhet nga ura

Lapsi.al 2 September 2014
Selfie policësh, në sfond një qytetar që hidhet nga ura

Seflie është moda e fundit e të bërit fotografi, që po tërheq botën mbarë. Këtu nuk bëjnë përjashtim as policët, por atyre duket se nuk u ecën, siç ka ndodhur me dy prej tyre në Stamboll. Ata kanë zgjedhur momentin më të papërshtatshëm për selfie. Fotoja e mësipërme është marrë në urën e Bosforit, pak minuta para se një qytetar të hidhej prej saj. Ajo tregon dy policë që po bëjnë një fotografi së bashku pak momente para se viktima të hidhej ng aura. Dy policët vendosën të fotografoheshin, ndërsa forca të tjera të policisë së Stambollit po përpiqeshin të negocionin me viktimën. Pas tre orësh dramatike, në majë të urës, viktima një 35 vjeçar u hodh në det. Ai u gjet i gjallë nga forcat e shpëtimit, por vdiq rrugës për në spital. Kjo ishte përpjekja e tretë për vetëvrasje e të riut turk. Nga ana tjetër, zyrtarët e policisë së shtetit në Stamboll kanë nisur një hetim mbi oficerët që ishin të zënë duke bërë “selfie” në vendngjarje, ndërsa tek qytetarët kjo foto ka shkaktuar zemërim të madh.

Të këshilluara

A ka burra për këto gra…

Noiva do Cordeiro është një qytezë e vogël në juglindje të Brazilit, e mbipopulluar me vajza dhe gra jashtëzakonisht t&e...

10:24

ide

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI