Flash

Sajon një rrëmbim, për të pirë me shokët

Lapsi.al 24 August 2014
Sajon një rrëmbim, për të pirë me shokët

“Gënjeshtra i ka këmbët e shkurtra” - thotë populli por gënjeshtra e një të riu anglez kapërcen çdo imagjinatë. Të premten në darkë, 32 vjecari kishte vendosur të dilte klubeve dhe njoftoi të dashurën se e kishin marrë peng. Kur vajza e mori në telefon, asaj iu përgjigj një burrë i cili i tha se i dashuri i saj nuk do të kthehej në shtëpi deri sa të shlyente një borxh të papaguar. Më pas, djali fiku telefonin dhe doli me shokët për të pirë, por vajza e alarmuar njoftoi policinë e cila nisi menjëherë një operacion për gjetjen e “pengmarrësve”. Kërkimet zgjatën gjithë natën dhe “pengu” u zbulua në një lokal nate duke pirë për qejfin e tij. Mbi 10 oficerë policie u përfshinë në operacion. Djali u arrestua dhe u dënua me një gjobë të majme sepse kishte cuar dëm një kohë shumë të çmuar për policinë e shtetit.

Të këshilluara

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

92.60

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

E pickoi gjarpëri/ Turistja australiane rrëfen gjendjen skandaloze të spitaleve në Shqipëri

Amy Lecons u bë një sensacion i papritur viral pasi filmoi veten duke pritur për shpëtim në një shpat mali në Shqipëri, pas kafshimit nga një gjarpër helmues. Në këtë intervistë ekskluzive, vrapuesja australiane e shtigjeve, me bazë në Zelandën e Re, përshkruan kafshimin, telefonatat e dështuara të emergjencës, telefonatën e dëshpëruar ndaj babait të saj, mjek në Australi, dhe arsyen pse ajo beson se historia e saj është përdorur për të mbuluar probleme serioze në sistemin shëndetësor të Shqipërisë.

14:48

Me sytë katër

PAPARAZZI