Flash

Vuçiç akuzon deputetin për “ngacmim seksual”

Lapsi.al 19 November 2026

Vuçiç akuzon deputetin për “ngacmim seksual”

Një episod i pazakontë ka shkaktuar të qeshura në Parlamentin e Serbisë, gjatë një debati mes presidentit Aleksandar Vuçiç dhe deputetëve të Listës Studentore, fituese të zgjedhjeve parlamentare.Teksa Vuçiç ankohej se televizioni publik RTS po e censuronte, deputeti Zllatko Kokanoviç reagoi me ironi, duke i dërguar puthje nga vendi i tij në sallë.

Gjestin presidenti serb nuk e priti mirë, duke e cilësuar si “ngacmim seksual”. Ai deklaroi se “nuk ishte nga ata”, duke iu referuar homoseksualëve, ndërsa i sugjeroi deputetit t'ua drejtonte puthjet kolegëve të tij parlamentarë.

Më pas, Vuçiç u përpoq të sqaronte se nuk kishte asgjë kundër homoseksualëve. Situata u bë edhe më e sikletshme për shkak të pranisë së Ana Brnabiçit, politikanes serbe që e ka deklaruar publikisht orientimin e saj seksual si lesbike. Brnabiç, e ulur pas presidentit, u pa duke u përpjekur të përmbante të qeshurën gjatë deklaratave të tij, në një moment që tërhoqi vëmendjen në sallën e Parlamentit.

Të këshilluara

ide

Parodia me taksimin e të pasurve nga kryeministri i tyre

Pavarësisht nga retorika, nuk mund të përkundet asnjë iluzion, se Edi Rama i është bashkuar trendit global për reduktimin e pabarazive. Sepse debati që po gëlon sot ka në thelb shqetësimin se mos thellimi i tyre po çon drejt shkatërrimit të demokracisë. Ndërsa tek ne ndodh e kundërta. Eshtë vullneti për të asgjesuar demokracinë që po prodhon më shumë pabarazi

13:31 Andi Bushati

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

90.02

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI